RCCOLA

Kasami lojtari më i mirë i skuadrës, “dëshpëron” Zhegrova

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ka përfunduar derbi zviceran mes Young Boys dhe Baselit në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit zviceran, shkruan “Zeri.info”.

Vendasit nga kryeqyteti i Zvicrës kanë shënuar fitore me përmbysje ndaj Baselit me rezultat 2:1.

Në radhët e Baselit ishin në fushë edhe dy futbollistët shqiptar, Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami.

Zhegrova i Përfaqësueses së Kosovës luajti për 66 minuta në fushë pasi që u zëvendësua nga bashkëlojtari i tij, Chiappetta.

Eco Higjiena

Kurse, Kasami luajti për 90 minuta në këtë humbje të skuadrës së Baselit.

Ky i fundit ishte lojtari më i mirë në ndeshje për Baselin pasi u vlerësua me notën maksimale 7.5.

Ndërsa, Edon Zhegrova mori notën 6.8 në këtë humbje të Baselit.

Me këtë fitore, Young Boys është në vendin e parë me 15 pikë, ndërsa Baseli i Zhegrovës ndodhet në vendin e gjashtë me vetëm shtatë pikë. /Zeri.info/