FIDANISHTJA

Kasami: Kjo është e vërteta e festimit me simbolin e shqiponjës në mes të Greqisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ai është vetëm 25 vjeç, por ka pas krahëve një karrierë të çmendur dhe ka luajtur me aq shumë skuadra sa është e vështirë për t’u besuar. Pajtimi Kasami, futbollisti me origjinë shqiptare që ka zgjedhur të luajë me përfaqësuesen e Zvicrës, aktualisht aktivizohet me Sionin në kampionatin zviceran.

Në të kaluarën ka luajtur me klube si Liverpool, Lazio, Palermo, Fulham, Olympiacos, Nottingham Forest apo edhe me disa skuadra të tjera zvicerane. Në një intervistë të dhënë për median lokale Kasami ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij, problemet dhe arsyet pse ende nuk ka arritur të bëhet një futbollist i nivelit të lartë ndërkombëtare, edhe pse ka një potencial të jashtëzakonshëm teknik dhe një eksperiencë të madhe.

Mes të tjerash, Kasami ka folur edhe për një moment të rëndësishëm, që shkaktoi polemika dhe ndezi debate. Më 22 tetor 2014 ai shënoi golin e fitores së Olympiacos ndaj Juventusit, teksa mesfushori nga Struga e Maqedonisë, fill pasi mposhti portierin Gianluigi Buffon, bëri me duar shenjën e shqiponjës dykrenare në mes të stadiumit “Karaiskaqi” të Athinës.

United Hospital

Bëhej fjalë për një ndeshje të vlefshme për Champions League dhe jehona ishte e madhe, ndërsa menjëherë media greke e cilësoi një provokim të rëndë, pasi sipas tyre shqiponja është simbol i “Shqipërisë së Madhe”. Ky gjest nuk u prit mirë edhe në Zvicër, duke qenë se lojtari kishte zgjedhur të luante me përfaqësuesen helvete duke refuzuar kombëtaren shqiptare. Gjithsesi, thuhet se mesfushori është shumë i lidhur me rrënjët e tij shqiptare.

Vetë Kasami duke folur në intervistën e fundit ka sqaruar edhe arsyen e festimit në atë mënyrë. “Festova me shqiponjën pasi doja të tregoja solidaritetin tim me futbollistët e Kombëtares shqiptare, që pak ditë më parë kishin luajtur në Beograd ndaj Serbisë (ndeshja famëkeqe e 14 tetorit 2014) për eliminatoret e Evropianit Francë 2016”, – shpjegon Kasami, i cili pas asaj ndeshjeje të katër viteve më parë do të deklaronte se e bëri këtë gjest vetëm për shkak të origjinës së tij shqiptare. Pas katër vitesh mesfushori duket se ka vendosur të rrëfejë arsyen e vërtetë. /EDS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.