Karrotat për lëkurë të bukur dhe parandalim të kancerit

Ekzistojnë më shumë se 100 lloje të karrotave. Karrotat si perimet më të popullarizuara në botë pas patateve, janë edhe ndër ushqimet më të shëndetshme. Nëse dëshironi të kujdeseni për shëndetin atëherë harrojeni pilulat përmes të cilave merrni vitaminën A.
Karrotat japin vitaminë A dhe një mori të përfitimeve tjera shëndetësore mbresëlënëse duke përfshirë lëkurë të bukur, parandalimin e kancerit dhe anti-plakje.
Përfitimet e karrotave janë:
Parandalojnë kancerin,
Ngadalësojnë plakjen,
Pastrojnë lëkurën,
Mbrojnë nga infeksionet,
Mbrojnë nga sëmundjet e zemrës,
Pastrojnë trupin,
Ruajnë dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve./21Media