RCCOLA

Karotat jo, por rrushi është i hatashëm për sytë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjenerata të tëra është dashur që fëmijët të konsumojnë karotat për të pasur shikim më të mprehtë. Tashmë ekspertët kanë sjellë një ushqim paksa më të ëmbël – rrushin, i cili është i pasur me antioksidues që mbrojnë qelizat e shëndetshme nga dëmtimi dhe besohet se e mbron retinën.

Retina është pjesë e syrit që përmban qelizat që reagojnë ndaj dritës. Rrushi është i pasur plot me vitamina C dhe vitamina K si dhe betakarotinë, që i ndihmojnë organizmit të ruhet nga efekti i radikaleve të lira.

RCCOLA

Studimet po ashtu tregojnë se konsumimi i lëngut të rrushi ndikon edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kanceri dhe sëmundje të tjera.

(Kosova Sot)