Fundamenti

Karotat jo, por rrushi është i hatashëm për sytë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjenerata të tëra është dashur që fëmijët të konsumojnë karotat për të pasur shikim më të mprehtë.

Tashmë ekspertët kanë sjellë një ushqim paksa më të ëmbël – rrushin, i cili është i pasur me antioksidues që mbrojnë qelizat e shëndetshme nga dëmtimi dhe besohet se e mbron retinën.

Retina është pjesë e syrit që përmban qelizat që reagojnë ndaj dritës. Rrushi është i pasur plot me vitamina C dhe vitamina K si dhe betakarotinë, që i ndihmojnë organizmit të ruhet nga efekti i radikaleve të lira.

UBT

Studimet po ashtu tregojnë se konsumimi i lëngut të rrushi ndikon edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kanceri dhe sëmundje të tjera.

(Kosova Sot)