UBT

Karitasi i Kosovës dhuron një veturë për shëndetësinë gjilanase

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës i shoqëruar nga drejtori komunal për Shëndetësisë dhe ai i QKMF-së kanë pritur në një takim drejtorin gjeneral të Karitasit të Kosovës Don Viktor Sopin dhe Don Pal Baftija zyrtar i lart në Karitasin e Kosovës, të cilët janë duke e realizuar projektin “Kujdesi shtëpiak”, për të cilin kanë trajnuar një ekip të infermiereve prej dy vetash për praktikat se si jepet ndihma e parë në terren dhe se si bëhet trajtimi atje.

Don Viktor Sopi nga “Karitas – Kosova” edhe zyrtarisht ka dorëzuar çelësat e veturës për Komunën e Gjilanit për projektin “kujdesi shtëpiak”, si dhe financimin e këtij projekti për periudhë deri në fund të këtij viti, që është lehtësuese për Komunën e Gjilanit dhe për qytetarët gjilanas të cilët kanë gjendjen shëndetësore të asaj natyre, që mjeku duhet t’i vizitoj në shtëpi.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, ka falënderuar Karitasin e Kosovës për angazhimin shumë të madh në Gjilan në shumë fusha. Ai ka falënderuar për donacionet e shumta që kanë ardhur si për shëndetësinë, arsimin dhe fushat tjera.

Ai përmendi edhe iniciativën e studimeve të tetë studentëve jashtë vendit, pastaj investime të shpeshta e të shumta në sektorë të ndryshëm në Gjilan dhe tash së fundmi edhe me trajnimin, mbështetjen dhe financimin e dy infermiereve, për të vizituar qytetarët të cilët janë të evidentuar për t’u (vizituar) trajtuar në shtëpitë e tyre.

Eco Higjiena

Poashtu Mustafa ka thënë se shëndetësinë në Gjilan kanë arritur ta mbajnë stabile dhe e kanë afruar atë shumë pranë qytetarit edhe falë angazhimit, apo blerjes së shërbimeve nga ana e mjekëve, të cilët e kanë ndihmuar në masë të madhe shërbimin e të qenit shumë pranë qytetarit. Poashtu ai tha se Komuna do të bëjë çmos që edhe pas përfundimit zyrtar të projektit ta mbaj aktiv projektin sepse është shumë i nevojshëm dhe shumë domethënës, spikati ai.

Kurse Don Viktor Sopi, drejtor gjeneral i Karitasit të Kosovës ka thënë se janë shumë të kënaqur me përkushtimin dhe aktivitetin e dy infermiereve gjatë trajnimit, duke shprehur bindjen se ato ishin shumë të përgatitura vlerësim ky i ardhur drejtpërdrejtë nga profesoresha gjermane e kësaj lëmie. Qëllim i projektit është që mekanizmi shëndetësor i shtetit të jetë edhe në shtëpitë e qytetarëve, atëherë kur një gjë e tillë është e nevojshme. Gjithashtu në të ardhmen herë pas here, do të ketë edhe shpërndarje të pakove ushqimore për rastet të cilat komuna i ka të evidentuara si raste sociale.

Ai tha se sigurimi i veturës shpenzimet e saj si dhe barërat për intervenime në teren të këtyre infermiereve, do t’i bartë “Karitasi…”. Poashtu Sopi premtoi se në takimin që do ta ketë këtyre ditëve në Luksemburg, do të kërkoj që donacionet për projektet me Gjilanin të jenë më të shtuara, sepse Komuna si e tillë funksionon mirë dhe kujdesshëm, por edhe në bazë të kërkesës që është për të investuar.

Poashtu delegacioni i përbashkët ka vizituar edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në rrugën “Ramiz Cërrnica”, ku kanë parë edhe zyrën e cila i plotëson të gjitha kushtet ku do të punojnë infermieret me projektin e karitasit të Kosovës. /rajonipress/