GRANDEMALL

Kardiologu britanik ka trazuar opinionin: Yndyrat mbrojnë shëndetin, na shëndoshë vetëm kjo!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shumë herë deri tani kemi dëgjuar që yndyrat janë të dëmshme për shëndetin, sepse mbyllin arteriet, shtojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, shkaktojnë shëndoshjen… Mirëpo, kardiologu britanik Asim Malhotra, konstaton pikërisht të kundërtën. Dhe nuk është i vetmi!

Në të vërtetë, hulumtimet e reja tregojnë që armiku numër një i trupit tuaj është sheqeri.

Veç kësaj, dr. Malhotra konstaton që prodhimet me shumë yndyra janë të mira për shëndetin dhe ekzistojnë dëshmi të shumta të cilat tregojnë që yndyrat jo vetëm që nuk shkaktojnë probleme të zemrës, por ushqimi i cili përmban prodhimet e qumështit me shumë yndyra mbron nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2.

Dr. Malhotra i inkurajon pacientët e vet që të hanë yndyra, por t’i shmangen prodhimeve “light”.

UBT

“I këshilloj që të hanë prodhime dhe artikuj me shumë yndyra të cilat përmbajnë yndyra të ngopura. Kur u them që edhe të refuzojnë gjithë ato që gjoja ulin kolesterinën, më shikojnë me habi”, thotë kardiologu, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka sqaruar që të gjitha prodhimet të cilat gjoja ulin kolesterinën shtojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe thotë që yndyrat nuk janë fajtori (kryesor) për shëndoshje.

Eksperti suedez, dr. Andreas Enfeld, i cili ka shpikur programin e ushqimit me më pak hidrokarbure por me më shumë yndyra, thekson që shumica mendojnë që regjimi i tij i ushqimit është “bombë me sahat”, mirëpo derisa gjithandej në botë ka njerëz gjithnjë e më të shëndoshë, është fakt që në Suedi numri i njerëzve me peshë të tepërt trupore gradualisht po zvogëlohet.

Veç kësaj, dy hulumtime të cilat i kanë bërë hulumtuesit mjekësore në Universitetin e Kembrixhit, kanë treguar që yndyrat e ngopura nga prodhimet qumështore, nëse konsumohen me masë, ulin rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.