Kardashian, personaliteti më i kërkuar në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ylli televiziv Kim Kardashian është shpallur personi më i kërkuar në Google gjatë vitit 2015.

Personi i vitit sipas revistës Time mund të jetë Angela Merkel, por ylli i serisë “Keeping Up with the Kardashians” është shpallur personi më i kërkuar në Google në 21 shtete.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Katari, Franca, Australia, Estonia, Polonia dhe Turqia janë shtetet që e pëlqejnë serinë e saj televizive.

UBT

Pas Kimit, personi më i kërkuar në Google është futbollisti Leo Messi, i cili gjithashtu dominon në 21 shtete. Ylli i Barcelonës është shumë i kërkuar në Afrikë dhe në Argjentinë.

Në pozitën e tretë, pas dyshes Kardashian-Messi, gjendet Cristiano Ronaldo, i cili u kërkua në 18 shtete, përfshirë Mozambikun, Spanjën, Laosin, Gjeorgjinë, Kosovën dhe Afganistanin.

Nicki Minaj dominon në Zambi, Afrikë, Trinidad dhe Tobago, Svazilandë dhe Beliz, derisa Rihanna kryeson në Canauatu, New Caledonia dhe Madagaskar.