ARKATANA

Karbohidratet ndihmojnë në dobësim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sigurisht se keni ndëgjuar e lexuar shumë për karbohidratet, mirëpo a e dini rëndësinë e tyre? Balancimi midis marrjes dhe shpenzimit të kalorive është çelësi për humbje peshe, jo eliminimi i grupit të caktuar të artikujve.

Truri dhe të gjitha funksionet e tij punojnë mirë vetëm kur furnizohen me këtë grup artikujsh. Shumë gjendje anksioziteti, po ashtu i përshkruhen pikërisht marrjes së pamjaftueshme të karbohidrateve.

Karbohidratet ndahen në të përbëra dhe të thjeshta.

Dallimi midis tyre është që ato të përbëra më ngadalë zbërthehen, ndërkaq glukoza e cila përftohet gjatë zbërthimit futet në gjak më ngadalë.

HW

Karbohidratet e thjeshta gjenden në mjaltë, xhem, shurupe pemësh, sheqer të rafinuar, ëmbëlsira, pije joalkoolike dhe në pemë.

Përfshijnë monosaharide dhe disaharide, siç janë glukoza, fruktoza dhe laktoza.

Karbohidratet e përbëra gjenden në drithëra, bukë, perime dhe bishtajore. Për funksionim të mirë të tretjes janë të domosdoshme.Ajo që është më e rëndësishme te konsumimi është cilësia e karbohidrateve.

Sheqernat e thjeshta, të ashtuquajtura kalori të zbrazëta, të cilat gjenden në ëmbëlsira dhe në pije me gaz duhet shmangur.

Artikujt të cilat janë të pasur me karbohidrate të përbëra përmbajnë vitamina, minerale, fitokemikale, fibra, andaj rekomandohet marrja e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.