UBT

Karateistja e KK “AS” Hatixhe Zejnullahu talente e madhe e karatesë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Karateistja e KK “AS”, Hatixhe Zejnullahu, në turneun mbarëkombëtar të 20-të me radhë i cili është mbajtur në Tiranë, ka treguar potencialin dhe talentin të cilin e posedon kjo karateiste e cila është ardhmëri e karatesë së Kosovës.

Karateistja Zejnullahu e cila garon në kategorinë gjerë në 50 kg në Kumite (lufta), në këtë turne është shpallur kampione për Seniore në një konkurrencë mjaft të vështirë.

Hatixhe Zejnullahu ka një karrierë mjaft të pasur në sportin e karatesë, ajo nga mosha 6 vjeçare ka nisur karrierën e saj prej karateistet, ndërsa Zejnullahu është nën mbikëqyrjen e trajnerit Alban Beqirit.

FIDANISHTJA

“Ne jemi një klub mjaft serioz me karateist mjaft të talentuar, por gjithashtu jemi të kënaqur që në mesin tonë kemi një trajner siq është Alban Beqiri, medalja e artë në turneun mbarëkombëtar në Tiranë është për mua dhe skuadrën time mjaft domethënëse duke dëshmuar se në klubin tonë punohet në mënyrë profesionale”, ka theksuar karatesitja Zejnullahu.

Talentja e madhe e karatesë, Hatixhe Zejnullahu, tani është në vlugun ma të madh të përgatitjeve pasiqë në fillim të muajit dhjetor e presin gara shumë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.
“Me 6, 7 e 8 dhjetor në Brezhnicë të Sllovenisë do të mbahet Kampionati Ballkanik për kadet , junior dhe U 21, do të jetë një konkurrencë mjaft e madhe por shpresoj se në këtë kampionat do të dëshmojë cilësitë e mija pasiqë jam përgatitur tani e një muaj me trajnerin tim Alban Beqirin dhe shpresoj se do të kthehem me medalje”, ka theksuar 18 vjeqarja, Hatixhe Zejnullahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.