FITORJA

Karateisti gjilanas Elhami Shabani shkëlqen në pesë luftëra në KE “Gaziantep 2022”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njëri ndër karateistët më të mirë të Kosovës, i cili është anëtar i KK “Emperors” në Gjilan, Elhami Shabani është shumë afër medaljes së bronzët në Kampionatin Evropian të karatesë, i 57 me radhë, i cili po mbahet në qytetin Gaziantep të Turqisë. Shabani i cili njiherit është 17 herë kampion i Kosovës, 10 në kategorinë e Seniorëve e 7 të Juniorëve, në pesë luftërat e zhvilluara gjerë më tani në këtë kampionat ka shkëlqyer duke mposhtur karatest nga Suedia, Irlanda , Turqia, Danimarka e Luxemburgu.

Kampioni aktual i Kosovës, Elhami Shabani të shtunën do të takohet për medalje të bronzet me një karateistë nga Bosnia Hercegovina . “Të gjitha luftërat kanë qenë shumë të vështira gjerë më tani, jam përgatitur shumë për këtë kampionat, ka shumë karateist cilësorë por shpresoj se do t’ja arrijë qëllimin. Të shtunën do të përballem me një karateist nga Bosnja Hercegovina, do të jetë ndeshje direkt për medalje, unë do të japë gjithçka nga vetja që së paku ta siguroj medaljen e bronzët, ndërsa aspiratat e mija janë më të larta duke e ditur përgatitjet të cilat i kam bërë, me pak fat shpresoj se do t’ja arrijë qëllimin”, ka bërë të ditur, karateisti Shabani.

ARKATANA

Për karateistin Elhami Shabani është Kampionati i katërt Evropian, ndërsa në dy kampionate Evropiane ka përfunduar në pozitat e shtata. Kampionati Evropian “Gaziantep 2022” në Turqi është duke u mbajtur nga 25-29 maj 2022./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.