Karateisti Gjilanas, Elhami Shabani rrëfehet se çka ndodhi sot në Merdar
Gjilan – Ekspedita e përfaqësueses së Kosovës në karate, sot në ora 8 të mëngjesit nuk është lejuar të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë, e cila mbahet në Novi Sad të Vojvodinës me 10-12 maj.
Autoritetet Serbe ekspeditën Kosovare nuk e kanë lejuar që të kalojnë në kufirin në mes Serbisë dhe Kosovës në Merdar.
Në mesin e 13 karateistve të Kosovës dhe stafit udhëtues, ishte edhe karateisti nga Gjilani, Elhami Shabani, i cili është dashur të paraqitet në kategorinë gjerë në 75 kg në komite.
Shabani ka rrëfyer për ‘rajonipress’, se çka ka ndodhur sot në mëngjes në Merdar.
“Ne sot rreth orës 8 të mëngjesit kemi mbërritur në Merdar me minibus, kemi qenë 13 garues dhe stafi i Përfaqësueses së Kosovës, policia serbe nuk na ka lejuar as që të diskutojmë me ta, ata vazhdimisht kanë gjiruar me kamerë çdo lëvizje tonë dhe na kanë thënë se ne kemi urdhër nga Ministria e Punëve të brendshme të Serbisë që ju mos ta kaloni kufirin, pasiqë ju jeni të rrezikshëm dhe nuk jeni të pajisur me dokumente dhe se për ju sporti është në plan të dytë, ndërsa ju duhet ta kuptoni se nuk mundeni të hyni me simbole të ashtuquajtur “Kosove Metohi”.
Në gazetat e Serbisë është publikuar lajmi se karateistët nga “Kosova e Metohi”, përpos që kanë pasur simbole shtetërore të tyre ata kanë pasur për qëllim që Arenën e Karatesë në Novi Sad, në zemër të shtetit tonë ta shndërrojnë në Arenë Politike dhe nuk i kanë respektuar marrëveshjet dhe rregullat
e procedurave.
Menjëherë ka qenë reagimi i Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilët ka thënë se Serbia po vazhdon me politika nacionaliste të konfliktit në vend të bashkëpunimit./rajonipress/


