Mobi Casa

Karateisti gjilanas Benjamin Shabani stoliset me medaljet e bronzta në KE të “Universiteteve”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Karateisti nga Gjilani anëtar i KK Drita, Benjamin Shabani, nuk ka të ndalur me sukseset e tija në arenën ndërkombëtare.

Shabani me Përfaqësuesen e Kosovës ka arritë të stoliset me medalje të bronztë si dhe në garat individuale në Kampionatin Evropian, i cili është mbajtur në Zagreb të Kroacisë.

20 vjeqari nga Gjilani, i cili është shpresë e madhe e karatesë së Kosovës në garat individuale arriti ti mposht katër karateist ndërsa në atë ekipore të Përfaqësueses së Kosovës doli fitimtar me tre karateist.

RCCOLA

Në garat ekipore Përfaqësuesen e Kosovës e kanë përfaqësuar edhe dy karateist Gjilanas, Valdrin Rashiti dhe Dren Hajdari, të cilët arritën që ti sjellin Kombëtares së Kosovës medaljen e bronzet.

“Kanë qenë gara shumë të forta me karateist me emra të mëdhenj në karaten e Evropës, jam shumë i lumtur që kam arritur që vendit tim ti sjell medalje nga këto gara me peshë të madhe poashtu edhe dy bashkëvendësit e mijë Valdrini dhe Dreni kanë pasur paraqitje tejet të mirë, shpresojmë se në garat e ardhshme do të jemi edhe më të mirë duke dëshmuar se Republika e Kosovës ka sportistë të mëdhenj dhe trajnerë të cilët punojnë në mënyrë profesionale”, ka bërë të ditur talenti i madh i karates, Benjamin Shabani./rajonipress/