United Hospital

Karateisti Benjamin Shabani i artë në Kupën e Botës për të rinjë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Karateisti nga Gjilani anëtar i KK Drita, Benjamin Shabani, ka shkëlqyer në Kupën e Botës për të rinjë i cili është mbajtur në Umag të Kroacis.

Djaloshi 20 vjeçar nga Gjilani edhe njëherë dëshmoi se kemi të bëjmë me një karateist me përmasa botërore duke fituar modalen e artë në Umag të Kroacisë.

Shabani gjatë rrugëtimit të tij gjerë tek medalja e artë ka mposhtur 5 kundërshtarët e tij, ndërsa në një duel kundërshtari i Shabanit nuk u paraqit në dy luftim.

Talenti i madh i karatesë Benjamin Shabani në finale ka mposhtur karateistin nga Italia, Ortenzi Andrea, duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren e tij.

“Karateisti nga Italia është një karateist shumë i mirë, ai është shpresë e shtetit të Italisë, Ortenzi poashtu gjatë rrugëtimit të tij gjerë në finale ka mposhtur kundërshtar shumë të fortë por në finale në çdo pikëpamje isha më i mirë se ai”, shprehet Shabani.

Kupa e Botës për të rinjë njihet si gara më e madhe që organizohet nga Federata Botërore e Karatesë, pasi në këto gara kemi kampion Olimpik, Evropian e Botëror.

FIDANISHTJA

“Lirisht mundem të them se kategoria gjerë në 75 kg ku marrë pjesë unë është një kategori shumë e vështirë dhe cilësore, në këtë kategori janë të gjithë kampionë dhe për të arritur një sukses së pari duhet ti mposhtësh këta karateista tejet të fort nga mbarë bota”, thekson talenti Shabani.

Benjamin Shabani i cili njiherit është edhe student në Kulturen Fizike, në prill të këtij viti ishte shpallur nënkampion Mesdhetar në Antaly të Turqisë, në këto gara kishte mposhtur kampionin aktual Evropian por në finale për shkak të një lëndimi është dashur të kënaqet me medaljen e agjendë.

Talenti i madh i karatesë jo vetëm i Gjilanit por i Republikës së Kosovës, brenda tri javësh do të jetë në Kampionatin Evropian për Universitete i cili do të mbahet në Zagreb të Kroacisë.
“Në asnjë moment nuk i kam ndërprerë stërvitjet, përkundrazi atyre ju kam shtuar intensitetin që të jem sa më i përgatitur për këtë kampionat që është shumë i fort”, shprehet Shabani.

Rrugëtimi i Benjamin Shabanit nuk ka të ndalur, në fund të tetorit do ta ketë sfidën më të madhe në karrierën e tij prej karateisti, ai do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror për të rinjë U21, i cili do të mbahet në Kili në Amerikën Jugore.

“Do të jetë një mundësi dhe nder që të jem pjesë në këtë kampionat botëror, do të ndeshem me karateistët më të fortë botëror, shpresoj se do të përgatitem maksimalisht për këtë kampionat”.

Sportistët siç është Benjamin Shabani janë krenari e qytetit të Gjilanit, shpresojmë se institucionet tona do ta ndihmojnë këtë talent të madh të karatesë, duke e përkrahur në forma të ndryshme për ti arritur rezultatet kulminante botërore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.