FIDANISHTJA

Karateistët gjilanas shkëlqejnë në Kampionatin Ballkanik i cili është mbajtur në Rijekë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ekspedita e karateistëve të Kombëtares së Kosovës, në Kampionatin Ballkanik, i cili është mbajtur në Rijekë me 26, 27 e 28 Nëntor, të cilët kanë numëruar 54 garues kanë shkëlqyer duke u pozicionuar në pozitën e tretë duke fituar medaljen e bronzët në kategoritë e Kadetve e Juniorve.

Në mesin e 54 garuesve ishin edhe 9 garues nga qyteti i Gjilanit, të cilët me përformancën e tyre dëshmuan se shtetit të Kosovës po i vijnë talentë të mëdhenj të karatesë.

Karatesiti Endrit Beka është stolisur me medalje të arit në kumite-luftra në kategorinë gjerë 67 kg. Beka në atë ekipore ka marrë edhe medaljen e bronzët.

Betim Maliqi në garat kumite-luftra është stolisur me medalje të bronzët.

Ndërsa. karateistja Vlera Qerimi ka zënë pozitën e tretë gjerë në 68 kg duke marrë medaljen e bronzët. Karateistët e qytetit të Gjilanit kanë treguar përformancë tejet të mirë duke i mundësuar që Kombëtares së Kosovës t`i kontribuoj për rezultate pozitive.

Uji Dea

Trajneri gjilanas i Kombëtares së Kosovës, Agron Tosuni, për përformancën e karateisteve Kosovarë në Kampionatin Ballkanik ka deklaruar. “Në një konkurrencë të madhe dhe të fortë mundem të them se jam i kënaqur, me pak fat kemi mundur të kalojmë edhe më mire. Djemtë e vajzat tona treguan luftëra tejet të mira duke hapur perspektivë në të ardhmen të jemi edhe më të mire, por po dëshmojmë se jemi të barabartë me të gjitha shtetet në garat ndërkombëtare”.

Rezultatet e ekspeditës se Kosovës janë;
1.Endrit Beka – Kampion Ballkanik 2021 -67 kg U21
2.Melos Gashi – NenKampion Ballkanik -85 kg U21
3. Albin Merovci – NenKampion Ballkanik -67 kg U21
4. Betim Maliqi – Vendi 3-të -75 kg U21
5. Vlera Qerimi – Vendi 3-të -68 kg U21
6. Arlind Selmanaj – Vendi 3-të -67 kg U21
7. Dren Ibrahimi – Vendi 3-të -61 kg

Junior Kosova Team – Kampione Ballkanike tek Femra Juniore
1. Behije Mustafa
2. Anila Foniqi
3. Rinesa Osmani
4. Valza Gashi

Kosova Team – Medaliste e Bronztë tek meshkujt U21
1. Melos Gashi
2. Betim Maliqi
3. Endrit Beka
4. Albin Merovci
5. Albinot Selmanaj
6. Endrit Shaqiri
7. Mirlind Rexhepi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.