Eko Higjiena

Karateistët e Kosovës renditen të shtatët në Kampionatin Botëror në Dubai

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Karateistët e Kosovës kanë korrur rezultate më të mira që nga themelimi i tyre duke u renditur në pozitën e 7, në Kampionatin Botëror të Karatesë e cila është mbajtur në Dubai.

Me përformancën e tyre kanë lënë përshtypje të jashtëzakonshme ndërsa, “Dardanet” e Kosovës që në raundin e parë janë ndalur nga Rusia.

ARKATANA

Djemtë e Kosovës shënuan fitore ndaj Afrikës së Jugut, Kilit ndërsa pësuan ndaj Italisë por fal kalimit të sajë në finale ju mundësua repesazhi duke u takuar me Brazilin dhe duke shënuar fitore, por më pas u mposhtën nga Kazakistani. Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Elhami Shabani, nga Dubai ka bërë të ditur. “Na ka munguar fati, kemi treguar ndeshje tejet të mira dhe me pak fat kemi mundur të stolisemi me medalje, por edhe me pozitën e 7 jemi të kënaqur duke e ditur konkurrencën e jashtëzakonshme ku kanë marrë pjesë 105 shtete nga 5 kontinente me 982 garues”.

Nga karateistët e qytetit të Gjilanit ishin Elhami e Benjamin Shabani e Valdrin Rashiti, ndërsa në përbërje ka qenë edhe Herolind Nishevci e Ylli Cenaj. Ekspedita e karateistve të Kosovës pritet të kthehet të dielën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.