Karaqeva provokohet nga xhandarët e uniformuar, banorët ndihen të shqetësuar

Gjilan – Imami i fshatit Karaqevë e Epërme Bujar Fera tha për rajonipress se të premtën rreth orës 15 e 30 minuta kanë hyrë në brendi të territorit të Kosovës rreth 3 pjesëtar të xhandarmërisë serbe të informuar dhe armatosur deri në dhëmbë. Xhandarmëria ka qëndruar tek vendi i quajtur “Uji i çeshmës” në brendi të Kosovës, derisa rreth 30 të tjerë kanë qëndruar në prapavijë në gjendje gatishmërie tha Fera.
Banorët e brezit kufitarë në Karaqevë të Epërme ndihen të frikësuar dhe të provokuar në vazhdimësi nga xhandarmëria serbe e cila edhe në këto ditë feste ka provokuar me praninë e saj sërish banorët e Karaqevës së Epërme raporton rajonipress.
Bujar Fera imam i fshatit Karaqevë të Epërme tha për rajonipress se ai personalisht i ka parë tre pjesëtar të xhandarmërisë serbe të cilët të premten rreth orës 15 e 30 minuta janë parë tek vendi i quajtur “Uji i çeshmes”, që ndodhet në brendi të territorit të Kosovës.”Unë isha me veturë dhe në shpejtësi sepse kisha frikë, kur pash tre pjesëtar të xhandarmërisë në vendin ku është pjesë e territorit të Kosovës. Rreth 30 xhandarë të tjerë ndodheshin të armatosur në prapavijë” tha Fera.
Fera tha se xhandarmëria serbe festën e 17 shkurtit e merr si provokim për ta ndërsa për ne është bukur e rëndë kjo ndërhyrje dhe ky provokim i hapur i tyre.
Fera tha se nga e hëna do të organizojnë protesta para zyrave të Komunës për të shkuar deri tek Hashim Thaçi e Atifete Jahjaga të cilët asnjëherë nuk e panë të udhës ta vizitojnë këtë vend.”Nëse vazhdon braktisja e fshatit atëherë intervenimi i Qeverisë është i vonshëm” u shpreh Fera.
Edhe Nijazi Kastrati taksist tha se i ka vërejtur xhandarmërinë serbe në brendi të territorit të Kosovës.
Kurse Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë tha për rajonipress se definitivisht brezi kufitar nuk ka festë për 17 shkurtin. “Si të festojmë kur ne po duhet të flasim me familjet tona dhe t`i bindim se ndihemi të sigurt, kur në fakt nuk ka siguri. Kjo siguri është artificiale sepse xhandarmëria kur të donë hynë në Karaqevë dhe e pa penguar nga askush” tha Lenjani i revoltuar./rajonipress/