UBT

Karaqeva proteston në mbrojtje të vijës kufitare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Banorët e Karaqevës të përkrahur edhe nga fshatrat përreth, OJQ-të, partitë politike dhe të gjitha grupime tjera më 1 mars organizon protestë gjithë popullore kundër hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës. Selver Lenjani tha se protesta është paqësore dhe synim kryesor ka vetëdijesimin e të gjitha institucioneve kosovare për rrezikun që po i kanoset kësaj pjese të Kosovës.

Banorët e Karaqevës e kanë humbur durimin pas provokimeve të vazhdueshme të xhandarmërisë serbe, e cila provokon banorët e brezit kufitarë, raporton rajonipress.

Duke parë gjendjen e tensionuar dhe heshtjen e institucioneve relevante ky fshat më 1 mars 2014 duke filluar nga ora 12 e 30 deri 14.00 tek vendi i quajtur “Rruga e Breznicës” organizon protestë paqësore kundër hyrjes së xhandarmërisë serbe në fshatin Karaqevë të Kosovës.

FITORJA

Server Lenjani nga Këshilli Organizativ ka konfirmuar për rajonipress se tashmë janë njoftuar të gjitha organet e sigurisë duke filluar nga KFOR-i, Policia e Kosovës, të gjithë liderët politikë e institucional, duke filluar nga Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Behgjet Pacolli, Begzad Sinani, Bajram Rexhepi e Shpend Mahxhuni.”Për shkak të peshës që ka protesta ne kemi ftuar edhe KFOR-in për të ruajtur banorët sepse protesta mbahet shumë afër punktit të xhandarmërisë serbe” tha Lenjani.

Lenjani tha se protesta po mbahet në shenjë revolte kundër xhandarmërisë serbe, por synim ka vetëdijesimin e institucioneve tona për rrezikun që po i kanoset kësaj pjese të Kosovës. “Karaqeva nuk po e mbron vetëm hisen e vet, por po vihet në mbrojtje të vijës kufitare administrative të Kosovës e njohur edhe ndërkombëtarisht. Kjo vijë kufitare disa herë është atakuar nga xhandarmëria serbe e cila me provokimet e saja të përditshme ka arritur që të largoj nga ky fshat shumë familje shkaku i frikës dhe i pasigurisë” tha Lenjani.

Ndryshe të mërkurën në një takim që ka pasur Begzad Sinani me përfaqësuesit e KFOR-it ka kërkuar nga këta të fundit që të kenë patrullime më të shpeshta të KFOR-it përgjatë vijës kufitare./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.