Mobi Casa

Karaqeva nga pasiguria e papunësia gjithnjë e më shumë po zbrazet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit tha për rajonipress se vetëm dy javët e fundit në Karaqevë kemi 12 nxënës më pak në shkolla dhe 80 banorë të brezit kufitarë që kanë mësyer dyerve të Francës e Gjermanisë.

Vetëm për dy javë 12 nxënës të fshatit Karaqevë janë më pak në bankat e shkollës së këtij fshatit derisa mbi 80 burra, të rinj e të moshave tjera kanë braktisur fshatin raporton rajonipress.

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit shprehet i shqetësuar dhe i brengosur me gjendjen në të cilën ky fshat kufitarë ndodhet. “Po i frikësohem më të keqes. Qysh unë po e shoh situatën do të mbetemi vetëm me shtëpi të zbrazëta sepse shumë familje po përgatiten për ikje masive nga fshati” tha Lenjani.

Mobi Casa

Lenjani tha se familjet e këtij fshati kryesisht synojnë të dalin në Francë e Gjermani. “Papunësia, pasiguria, rrezikshmëria që dominon aktualisht janë arsyet kryesore që banorët po mendojnë për një ikje masive” paralajmëron Lenjani.

Lenjani tashmë ndihet i zhgënjyer nga institucionet qendrore. “Askush nuk na vizitojë. Asnjë lider e asnjë zyrtar shtetëror nuk e pa të udhës të ngjitet në këtë pikë kufitare dhe të shoh problemet tona të stërngarkuara me vite” tha Lenjani.

Ndoshta e kam të vështirë t`i arsyetojë bashkëvendësit e mi, por duke parë këtë injorim u bëjë lutje vendeve të BE-së që të kenë mirëkuptim për familjet nga Karaqeva sepse ata nuk po ikin nga dëshira, por nga zullumi i xhandarmërisë serbe dhe nga injorimi i shtetit të tyre tha Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj: