UBT

Karaqeva mund t`i zhvendos protestat para Qeverisë dhe Parlamentit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Injorimi total që i është bërë kërkesave të banorëve të Karaqevës nga ana e institucioneve qendrore, ka detyruar këta të fundit që të ndërrojnë strategjinë për vitin 2016. Selver Lenjani përfaqësues fshati thotë se meqë përfaqësuesit e popullit nuk po kanë kohë me dal në Karaqevë, atëherë ne do të shkojmë tek ata.

Kanë protestuar disa herë dhe kanë bërë qindra ankesa e kërkesa për të nisur bisedimet rreth vijës kufitare me Serbinë, por të gjitha këto “alarme” nuk e kanë trazuar asnjë zyrtar qeveritar apo parlamentar.

Mobi Casa

Nisur nga ky injorim Selver Lenjani përfaqësues i Karaqevës dhe njëri nga ata që e ka sensibilizuar tërë kohën problemin e vijës kufitare thotë për rajonipress se viti 2016 do të jetë më dinamik dhe më problematik. “Tani do ta ndryshojmë strategjinë tonë. Deri tani ne i kemi ftuar zyrtarët e Qeverisë dhe ata nuk erdhën asnjë herë, sikur që nuk erdhën as ata të Parlamentit. Meqë ata nuk po kanë kohë të vijnë në vendin e ngjarjes, atëherë ne do të shkojmë para dyerve të tyre” shprehet Lenjani.

Lenjani thotë se protesta para Qeverisë ka të vetmin synim që të zgjojë nga gjumi institucionet tona sepse Karaqeva 16 vite pas luftës ende ka një plagë të pa shëruar. “Kjo plagë është kancer për ne dhe bombë e kurdisur. Mos na detyroni të bëjmë më të keqën sepse jemi lodhur nga provokimet e xhandarmërisë serbe dhe jemi lodhur nga pritjet” shprehet Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.