RCCOLA

Karaqeva kërkon veturë zyrtare për pikën raportuese të policisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Selver Lenjani në emër të fshatit Karaqevë u ka shkruar letër zyrtare kryeparlamentarit dhe të gjitha institucioneve tjera që ta furnizojnë me veturë zyrtare policinë e cila ndodhet në pikën kontrolluese – raportuese. Është mjerim që pika raportuese në Karaqevë mos të ketë veturë zyrtare, kur dihet fakti se ata kanë shumë intervenime brenda ditës ka shkruar Lenjani.

Në letrën e Selver Lenjanit dërguar kryeparlamentarit, presidentit, kryeministrit, ministritë të punëve të brendshme, drejtoritë të policisë dhe drejtoreshës regjionale të Gjilanit kërkohet që pika raportuese në Karaqevë të furnizohet me veturë zyrtare.

Mobi Casa

“Është mjerim që pika raportuese mos të ketë veturë zyrtare, derisa kjo pikë raportuese jep maksimumin e angazhimit në brezin kufitar. Policët në pikën kontrolluese në Karaqevë japin maksimumin për brezin kufitar dhe banorët e saj” thuhet në kërkesën e Selver Lenanit, dërguar institucioneve qendrore.

Lenjani është i bindur se kërkesa e tyre do të realizohet pasiqë është nevojë urgjente. “Kërkojmë urgjentisht që ti dilni në ndihmë kësaj pike kontrolluese sepse vetura zyrtare e rrit efikasitetin e saj dhe është në gjendje të kryej të gjitha thirrjet dhe nevojat e banorëve” ka shtuar Lenjani./rajonipress/