UBT

Karaqeva kërkon shlyerjen e borxheve të vjetra, i drejtohet Parlamentit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë me një kërkesë zyrtare ka kërkuar nga deputetët e Parlamentit të Kosovës që të ndikojnë tek autoritetet komunale që banorëve të brezit kufitar në Karaqevë t`i falen borxhet e vjetra të tatimit në pronë, pagesa e ujit të pijshëm dhe pagesa e mbeturinave.

Lenjani kërkon nga deputetet që të falen borxhet e tatimit në pronë, pagesa e ujit të pijshëm dhe pagesa për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave.

Uji Dea

Në kërkesën drejtuar deputetëve kërkohet që ata ta shfrytëzojnë autoritetin për krijimin e mundësive për qytetar të shtresave të ulëta dhe të mesme me gjendje ekonomike të rënduar, që të ofrojnë rastin për faljen e borxheve të vjetra dhe programimin e atyre të rejave për shërbimet komunale.

“Është numër i konsideruar gjithandej vendit të familjeve të cilat për shkaqe të ndryshme socio ekonomike nuk kanë arritur të programojnë shlyerjen e obligimeve financiare ndërsa kamata mbi borxhin e vjetër po u krijon telashe. Ne shpresojmë shumë që do na ipet mundësia edhe për një afat kohor të faljeve të borxheve të vjetra” thuhet në kërkesën e fshatit Karaqevë./rajonipress/