Fundamenti

Karaqeva kërkon nga krerët e shtetit që ta vizitojnë këtë fshat kufitar

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në letrën e Selver Lenjanit drejtuar Hashim Thaçit, Avdullah Hotit, Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut shprehet shqetësimi i banorëve të Bashkësisë Lokale në fshatin Karaqevë e Poshtme dhe të gjitha fshatrave të brezit kufitar. Kërkojmë nga të gjithë udhëheqësit e shtetit të Kosovës që ta vizitojnë vendin e ngjarjes për ta njohur realisht situatën” thuhet në letrën e Selver Lenjanit kryetar i bashkësisë lokale në Karaqevë të Poshtme.

RCCOLA

“Për provokimet e vazhdueshme në vijën kufitare që nga viti 2001 e deri më sot, nga ana e organeve shtetërore serbe si: Policia, ushtria dhe paramilitarët serb, duke krijuar frikë dhe panik te popullata e brezit kufitar. Kërkesa jonë për institucionet relevante të Republikës së Kosovës është që të merren të gjitha masat e duhura, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar si KFOR dhe EULEX për sigurinë e banorëve të brezit kufitar, meqë në rrugën kryesore Policia e Kosovës nuk ka qasje. Kërkojmë nga të gjithë udhëheqësit e shtetit të Kosovës që ta vizitojnë vendin e ngjarjes për ta njohur realisht situatën” thuhet në letrën e Selver Lenjanit kryetar i bashkësisë lokale në Karaqevë të Poshtme./rajonipress/