Fundamenti

Karaqeva kërkon largimin e xhandarmërisë edhe nga gjashtë pikat kyçe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë thotë për rajonipress se aktualisht gjendja është shumë më e qetë në këtë fshat kufitarë dhe kjo falë Policisë kufitare dhe angazhimeve të sinqerta të Bajram Rexhepit , Shpend Maxhunit e Nebih Aliut. Lenjani megjithatë ende ka frikë nga gjashtë pikat kyçe ku është e koncentruar xhandarmëria serbe.

Banorët e fshatit Karaqevë ende nuk ndihen të sigurt për shkak të gjashtë pikave kyçe në të cilat është e koncentruar përgjatë vijës kufitare me Kosovën xhandarmëria serbe.

Karaqeva tashmë është më e qetë dhe ka një siguri për shkak të prezencës së përhershme të Policisë kufitare thotë për rajonipress Selver Lenjani.

United Hospital

Lenjani thotë se qetësia në Karaqevë është mundësuar falë angazhimit të sinqertë të Bajram Rexhepit, Shpend Maxhunit dhe Nebih Aliut. “Karaqeva i është falënderues këtyre zyrtarëve të lartë sepse jemi shumë më mirë se më parë. Frikë nuk kemi, edhe pse mbetet shumë frikësuese prania e xhandarmërisë serbe në gjashtë pikat kyçe përgjatë vijës kufitare”thotë Lenjani.

Lenjani tha se xhandarmëria edhe pse është larguar nga kufiri në Karaqevë për disa metra, ajo vazhdon të mbetet e koncentruar në pikën e Ugarit, Stani i Malushit, Guri i bardhë, Roga, Çuka dhe varrezat e Spahoviqe. “Këto gjatë pika mbeten problem i përhershëm dhe ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe vet komanda e NATO-së që ta shfrytëzojnë autoritetin dhe të largojnë xhandarmërinë serbe edhe nga këto pika” tha Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.