Mobi Casa

Karaqeva kërkon investime në bujqësi, për nevojat e fermerëve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Lenjani i ka shkruar ministrit të Bujqësisë duke kërkuar nga ai investime për Karaqevën kufitare sepse siç ka thënë ai të gjitha qeverisjet komunale e kanë lënë pasdore këtë fshat.

Selver Lenjani përmes një kërkese zyrtare dhe me nënshkrime të banorëve të fshatit ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që të investojë në fshatin Karaqevë me projekte konkrete. “Investoni në këtë fshat kufitar tashmë i harruar nga të gjitha qeverisjet komunale. Fshati pos mungesës së sigurisë përballet edhe me varfëri dhe kushte të rënda jetese. Fshati ka nevojë për krerë lopësh, mjete bujqësore, subvencione për misër, grurë e teknikë tjetër bujqësore, që ata mund ta përdorin” ka shkruar Lenjani.

Mobi Casa

Lenjani ka përzgjedhur 12 fermerë të Karaqevës së Poshtme të cilët kanë nevojë për projekte konkrete. “Nëse ndihmoni këta fermer ju e keni ndihmuar edhe tërë fshatin” ka thënë Lenjani në kërkesën e tij./rajonipress/