RCCOLA

Karaqeva i shkruan ekipit negociator, ende jetojmë nën ankth e “shpresë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Ju lutemi që krahas kërkesave të interesit nacional dhe shtetëror të keni parasysh edhe zonën diskutabile në brezin kufitar në fshatin Karaqevë të komunës së Kamenicës ku 3200 banorë jetojnë mes ankthit dhe shpresës se ku do të mbeten dhe ku do të përfundon prona e tyre stërgjyshore dhe fëmijët e tyre, veç kësaj edhe sa do të dëmtohet territori i Kosovës thuhet në letrën Selver Lenjanit dërguar ekipit negociator.

“Ky shqetësim është dhe vazhdon të mbetet që nga paslufta e deri në ditët e sotme dhe në të ardhmen për banorët e brezit kufitar pa dallim ku jetojnë ata. Përderisa në Karaqevë jetojmë pa asnjë autoritet institucional të Kosovës, konsiderojmë që përfaqësuesit tonë legjitim për të cilët kemi dhënë votë duhet të ngrisin zërin e arsyes dhe brengës së banorëve të Karaqevës duke kushtëzuar edhe vazhdimin e bisedimeve” thuhet në letër.

KKVITI

“Në emër të banorëve të brezit kufitar të Bashkësisë Lokale në Karaqevë ju dëshirojmë punë të mbarë në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të vendit tonë”, ka shkruar Selver Lenjani në letrën publike dërguar Ekipit Negociator./rajonipress/