UBT

Karaqeva e Poshtme mbështet Begzad Sinanin e PDK-së

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Banorët e të dyja fshatrave të Karaçevës, të dielën masovikisht kanë pritur kryetarin e Degës së PDK-së në Dardanë si dhe kandidatin për kryetar të komunës Begzad Sinani. Në tubimin e organizuar i është dëshmuar edhe njëherë përkrahja e fuqishme që ata kanë për të.

Në shkollën fillore “Asllan Thaçi” në Karaqevë të Poshtme, u mbajt tubimi parazgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Kamenicë me Kandidat për Kryetar të Komunës , Begzad Sinani

Banorët e të dyja fshatrave të Karaçevës, të dielën masovikisht kanë pritur kryetarin e Degës së PDK-së në Dardanë si dhe kandidatin për kryetar të komunës Begzad Sinani. Në tubimin e organizuar i është dëshmuar edhe njëherë përkrahja e fuqishme që ata kanë për të.

Ndërkaq, kryetari Krasniqi i shoqëruar nga bartësi i listës Bajram Dërmaku dhe kandidatë për Asamblenë komunale të Dardanës, kanë qëndruar krenar pranë banorëve të Karaçevës të cilët besojnë në fitoren e PDK-së më 3 nëntor.

Emin Krasniqi, ka thënë se Karaçevasit po e vërtetojnë fitoren dhe kështu duhet të veprojnë edhe të tjerët, që të mos lejojmë më që të ju injorojnë dhe mashtrojnë me investime, e në fakt të veprojnë ndryshe. Ai ka kërkuar nga karaçevasit mobilizim, në mënyrë që të gëzojmë një qeverisje ndryshe dhe trajtim të barabartë për të gjithë, sepse siç tha ai, Begzad Sinani, është njeriu më i besuar për ti përmbushur kërkesat e banorëve të këtyre dy fshatrave.

„PDK-ja po e dëshmon që ka frymë të mirë politike duke nxjerrë përfaqësues për këshilltar komunal me vet pëlqimin e banorëve ndër ta është edhe Zijadin Kastrati”, ka thënë Krasniqi duke shtuar se edhe kjo paraqitje e karaçevasve, dëshmon se ne kemi një ekip të mirë me harmoni që premton zhvillim dhe perspektivë për komunën e Dardanës.

Uji Dea

Para të pranishmëve ka folur edhe Bajram Dërmaku, kandidati kryesues për këshilltar komunal, i cili ka thënë se si të dyja fshatrat e Karaçevës, kanë vuajtur nga dëmet e keq-qeverisjes së tanishme, prandaj i ka bërë thirrje që mos ta votojnë Shaip Surdullin, për të mos diskriminuar më banorët e Karaçevës, por ta votojnë PDK-në dhe Begzad Sinanin nëse duan ndryshim.

Dërmaku ka thënë se duke votuar Begzad Sinanin për kryetar të komunës së Dardanës, votojmë njeriun që realizon aspiratat tona.

Ai u ka bërë thirrje karaçevasve që të mos votojnë një kryetar të komunës i cili investon vetëm aty ku ka interesa personale. Por të votohet, ai i cili me punë ka treguar se mund të arrihen shumë gjëra. Dërmaku, para të pranishmëve, ka njoftuar se grupi i papërgjegjshëm i fanatikëve të LDK-së, para simpatizantëve të PDK-së, kanë tentuar ti provokojnë pjesëmarrës-simpatizantë të PDK-së, me zëra provokative, gjë që pas pak këto zëra i kanë qetësuar forcat e policisë kosovare. “Kjo formë e provokimit nga radhët e fanatikëve të LDK-së, nuk i ka hije aspak asaj që quhet demokraci”, ka thënë Dërmaku, duke i kërkuar nga simpatizantë të PDK-së, që të mos bien në provokime të ulëta të tyre.
Para të pranishmëve, në fund ka folur edhe kandidati për kryetar komune, zotëri Begzad Sinani, i cili ka përmendur objektivat e tij qysh pas 3 nëntorit, me marrjen e mandatit si kryetar i PDK-së në Dardanë.

“Me të parë gjendjen në të dyja fshatrat e Karaçevës, po ju premtoj se këtë gjendje që e ka përbuzur qeverisja në ikje, unë do të realizojë premtimin e dhënë këtu para jush”, ka thënë Begzad Sinani, duke u përcjellur me ovacione nga të pranishmit për premtimin e dhënë banorëve të këtushëm. Sinani, më pastaj ka shpalosur projekt programin e PDK-së, duke nënvizuar në përpikëri projektet që do të realizohen në këto dy fshatrave të Karaçevës. “Pas marrjes së mandatit, karaçevasit, nuk do të kenë më problemin e ujit të pijshëm, kanalizimet dhe ujërat e zeza”, ka thënë Ai, duke shtuar se këto premtime do të realizohen shumë shpejt dhe se rrugët dhe rrugicat e banorëve të këtushëm, do të jenë të realizuara në përpikëri. Sinani, nuk ka harruar të kujtojë se rrugën me baltë të 20 familjeve Selishta, do ta rregullojë sa më shpejt që është e mundur, sepse kjo qeveri, këto familje i ka lënë me rrugë me baltë.

Sinani, ka kërkuar nga karaçevasit që të dalin të votojnë numrin 99, “dhe bashkë ta sjellim ndryshimin e madh pozitiv për Komunën e Dardanës dhe në veçanti ngritjen e infrastrukturës në fshatrat e Karaçevës”. “Ne bashkërisht për këtë mandat do ta bëjmë Dardanën Evropiane sepse në atë rrugë e kemi drejtuar në krye me Kryeministrin e Kosovës, zotëri Hashim Thaçi”, tha në fund Sinani.

Në këtë tubim, kanë marrë pjesë mbi 200 qytetarë, të cilët me ovacione të pandërprera kanë brohoritur emrin e Begzad Sinanit për kryetar të Dardanës thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Kamenicë./rajonipress/