RCCOLA

Karantina e nxitë PTSD: Nivelin më të lartë të stresit e manifestojnë punëtorët shëndetësor, pacientët më të rinjë në moshë dhe nënat – si të ndihmohen?

/ 10 minuta lexim

Përgatitur nga dr. Afrim CANA-psikiatër – Të gjithë ne, në një mënyrë, shpresojmë që si pasojë e infeksionit me virusin corona-COVID19 të mos përfundojmë në karantin- izolim. Megjithatë, e tërë Italia, Franca, Spanja, Kroacia por edhe vende tjera, në një mënyrë janë në karantinë, të izoluara janë disa vendbanime edhe në Kosovë. Të gjithë ne, shpresojmë, që nëse jemi të obliguar të kalojmë një periudhë kohore të izoluar, do të shpëtojmë nga infeksioni, kurse dëshmitë e pacientëve të parë, si psh i njërit prej vëllezërve binjak që kanë qenë të izoluar në kliniken e Zagrebit “Dr Fran Mihaljevic”, ka bërë që në një mënyrë të “hap derën” për një temë që deshëm apo nuk deshëm, e tërë bota do të ballafaqohet.

Cilat janë pasojat psikike nga karantina? Si reagojnë njerëzit e ndryshëm duke qenë në izolim të plotë social, në frikë dhe pasiguri sikur edhe në kushte kufizuara të jetës në karantin?

Kohëve të fundit, një grup i hulumtuesve në një revistë të njohur shkencore The Lancet, kanë prezantuar studimin e tyre të fokusuar pikërisht në këtë temë. Nga 3166 të punimeve të gjetura përkitazi me këtë temë, janë koncentruar në 24 studime prestigjioze lidhur me ndikimin e karantines në shëndetin mendor të njerëzve, dhe nga shembujt e punimeve nga dhjetë vende, që kanë qenë të karantinuara për shkak të SARS-it, eboles, gripit H1N1, syndromes respiratore në Lindjen e afërt, korona virusit si dhe gripit të derrave, i kanë publikuar përfundimet e tyre.

Trendet dominonte

Nga shembujt e epidemive të deritanishme, por bazuar edhe në përvojën e pacientëve kinezë të cilët kohëve të fundit e kanë kaluar karantinen, kanë vërejtur trendet dominante dhe kanë ardhë në përfundim që karantina është mjaft e rrezikshme për shëndetin mendor prandaj edhe gjasat apo mundësitë për manifestimin e simptomeve të stresit posttraumatic janë më shumë se të larta. Gjasat më të mëdha për shvillimin e këtyre simptomeve, natyrisht i kanë personat me problemet mendore ekzistuese, por edhe punëtoret shëndetësor që kanë punuar në karantin, pastaj pacientet e moshës së re ata në mes të 16 dhe 24 vjeç, nënat sidomos ato me nga një fëmijë si dhe të moshuarit.

Është shumë interesant që nivelin më të lartë të stresit e kanë treguar punëtorët shëndetësor edhe atë pas karantinës, pas tejkalimit të rrezikut dhe stresi i tyre ka qenë kryesisht për shkak të shkëputjes nga ambienti familjar, që shumë shpesh ka ardhë deri të mosmarrëveshjet bashkëshortore dhe vështirësitë në rikthimin e rutines familjare por edhe si pasojë e problemeve financiare pasojë e ndërprerjes së punës.

Gjithashtu, punëtorët shëndetësorë, ata sipas rregullit duhet që më gjatë se pacientet e tyre të qëndrojnë në karantine, pas daljes nga karantina kanë treguar një nivel më të lartë të ndjenjës së fajit, paaftësisë, zemërimit, shqetësimit si dhe pikëllimit nga pacientat e “zakonshëm”. Personat me problemet mendore ekzistuese kanë
manifestuar nivele të larta stresi edhe pas 4-5 muaj pas daljes nga karantina dhe manifestimet e tyre kanë qenë me zemërim, sjellje agresive, prag të ulur të tolerancës, depresion e nganjëherë edhe suicid.

Çka propozojnë autorët e këtij studimi?

Informacionet e sakta janë të një rëndësie të veçantë, thonë ata, njerëzit që ndodhen në karantinë duhet ta mirëkuptojnë situatën në të cilën ndodhen, është e domosdoshme që me ta të diskutohet shpejt dhe në mënyrë sa më efektive kurse karantina si e tillë duhet të ketë kohëzgjatjen sa më të shkurtë që ka mundësi, natyrisht, aq sa është paralajmëruar në fillimin e saj.

Hidromorava

Ndryshimi i vendimit për kohëzgjatjen e karantines në “process”, mund të provokoj probleme të shumta deri në revolta, por edhe protesta të dhunshme. Numri më i madh i veprimeve të dëmshme, sipas këtyre autorëve vjen nga kufizimi i imponuar i lirisë së lëvizjes prandaj edhe propozohet që më mirë njerëzit të inkurajohen për karantinë vullnetare dhe të punojnë punën e tyre nga shtëpia se sa të parandalojnë përhapjen e infeksionit për aq kohë sa shteti duhet të urdhërojë karantinen. Prandaj sugjerohet që zyrtarët e shëndetit publik të bashkëpunojnë me punëdhënësit si dhe me mediet nacionale, sa më shumë të nxisin popullatën për përzgjedhjen e një vetizolimi altruistik.
Sido që të jetë, një numër i njerëzve atakohen më shume nga karantina në aspektin emocional përderisa numër më i vogël i tyre më pak.

Prindërit e brengosur

Një numër i njerëzve do të zhvillojnë tablo tipike të PTSD, prandaj domosdoshmërisht do të duhet që të kemi protokolle se si ti identifikojmë ata, si t’ju ofrojmë ndihmën adekuate. Izolimi është një mekanizëm jo i dobishëm i funksionimit të shoqërisë, familjes por edhe individit, shprehet Dr. A. Bagaric, psikiatër nga klinika e Zagrebit. Më tutje ai thekson: do të ngritet frika në veçanti tek personat më të ndjeshëm, emocionalisht labil, prandaj, është shumë më rëndësi që në rastet e tilla të ndërmerren masa adekuate profesionale në të cilat akter kryesor janë psikiatrit. Njerëzit patjetër që duhët të dijnë se ku të kërkojnë ndihmë, me kënd të bisedojnë.

Poashtu shumë e rëndësishme është që të ngritet besimi në mes të fqinjëve, të afërmve me të cilët mund të bisedohet por edhe të kërkohet ndihmë. Në situatat e tilla është shumë me rëndësi me kërkua ndihmë në qoftëse ndijmë nivel të lartë të frikës ose depresionit, por gjithashtu është shumë me rëndësi edhe me ofrua ndihmë të tjerëve sepse ky akt edhe më shumë na fuqizon në aspektin emocional shprehet Dr. Bagaric.

Psikologët dhe Psikiatrit e fëmijëve theksojnë se prindërit janë të brengosur për mirëqenien e fëmijëve të tyre, prandaj, është shumë e natyrshme që kjo brengosje të rritë nivelin e stresit të përgjithshëm që ndërlidhet me rrethanat e epidemisë -pandemisë, sikur edhe në rrethanat e një karantine apo izolimi eventual. Është e natyrshme që ndjenja e humbjes së kontrollit mbi jetën, humbjes së kontrollit mbi mirëqenien dhe jetën e fëmijëve tanë mund të jetë një ndjesi shumë shqetësuese.

Mirëpo – siç shprehen ata, prindërit duhet të jenë veçmas të kujdesshëm sepse fëmijët, shpeshherë i “lexojnë” shumë mire mesazhet joverbale!. Me fjalë tjera, nëse prindërit krijojnë panik, nëse nënat e fëmijëve të vegjël manifestojnë frikë dhe gjendje histerie, këto emocione në mënyrë automatike barten tek fëmija. Është shumë e qartë që në situatat ekstreme- sikur edhe është karantina, nuk është edhe aq e lehtë të ruhet gjakftohtësia apo të përmbahemi, mirëpo, pikërisht kjo edhe kërkohet nga individi në këto situata. Prandaj, këtë fakt prindërit duhet ta kenë për bazë; unë mund të përmbahem, dhe këtë më duhet ta bëj për shkak të fëmijëve të mi.! Meqë nuk mund ta kontrolloj ardhmërinë, atëherë mund ta kontrolloj vetveten.

Grupi i studiuesve britanik në hulumtimin e tyre mbi ndikimet psikologjike të karantines, kanë theksuar që edhe pas daljes nga karantina ekzistojnë stressor të fuqishëm të cilët dosido shkaktojnë probleme shtesë. Në rend të parë këto janë problemet financiare! Shumë njerëz, gjatë karantines por edhe përgjatë kohës sa zgjatë pandemia-epidemia, nuk mund t’a kryejnë punën e tyre, prandaj kësaj kategorie të njerëzve pasi të kalojnë problemet-kërcënimet shëndetësore, u mbesin probleme të theksuara financiare të cilat kanë impakt direkt në mirëqenien e tyre mendore. Emocionet dominante që manifestohen tek kjo kategori e njerëzve janë; zemërimi dhe dëshpërimi, shqetësimi, demotivimi dhe pagjumësia, depresioni si dhe ndjenja e fajit.

Poashtu, pas karantines, shumica ndjehen të stigmatizuar dhe të përjashtuar nga shoqëria, rrethana këto që edhe më tepër e rëndojnë statusin emocional dhe e vështirësojnë rekuperimin psikik. Një numër i personave që kanë dal nga karantina janë ballafaquar me mosbesimin nga fqinjët e tyre por edhe rrethi më i gjërë, me shmangien e shoqërisë si dhe ftohjen e raporteve në rrethin e afërt social, kurse shumë nga punëtorët shëndetësor krahas gjitha ndikimeve psikologjike që ndajnë me klientet e tyre, shumë shpesh vetvetes i bëjnë pyetje: a është në të vërtetë kjo një punë që në përgjithësi shpaguhet- që ja vlen?, dhe për pasojë, shumë nga ta edhe e braktisin profesionin e punëtorit shëndetësor pasiqë vlerësojnë që nuk kanë feedback adekuat.

Pesë stresorët kryesor:
Studiuesit britanik kanë identifikuar një numër të stressorëve që më së shumti kanë ndikim në shëndetin mendor të individëve në kushte të karantinës;
1. Kohëzgjatja e karantinës
Kjo ka dëshmua që izolimi që zgjatë më shumë se dhjetë ditë shumë më tepër provokon gjendje stresi sikur edhe shton mundësinë për PTSD
2. Frika nga infeksioni
Duket që qeniet njerëzore e kanë po aq të vështirë të pranojnë mundësinë e infektimit personal ashtu siç është edhe mundësia e infektimit të njerëzve tjerë, veçanërisht anëtarëve të familjes së tyre.
3. Frustrimi dhe monotonia
Të qenurit i mbyllur, humbja e rutinës së zakonshme sikur edhe zvogëlimi i kontakteve fizike dhe sociale me të tjerët, shumë shpesh ka shkaktuar monotoni dhe frustrim tek njerëzit si dhe ndjenjën e izolimit nga bota tjetër, e që duket të jetë shumë shqetësuese.
4. Furnizimi i pamjaftueshëm
Duket që njerëzit e kanë një lloj të frikës së lindur nga uria dhe mungesa e ushqimeve ashtuqë çfarëdo sasie të ushqimeve që kanë në karantine ju duken të pamjaftueshme.
5. Informimi i pamjaftueshëm
Të “dënuar” që të dëgjojnë vetëm TV lajmet dhe informatat që marrin nga personat e caktuar gjatë karantines njerëzit krijojnë një paralele, ‘imazhin e tyre informues’ të botës dhe gjendjen e tyre, dhe ky imazh shpesh është i pabazuar, paranojak dhe plot paragjykime./rajonipress/