Eko Higjiena

Karadaku

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Ky vend quhet Karadak – Çdo pëllëmbë toke është larë me gjak !
Karadaku – Male t’ Zeza – Ka rritë trima ndër shumë breza !

Ka rritë trima për bajrak ,
Ka pas burra për konak !
N’ këtë malësi në Karadak –
Ka pas djem për pushkë e çark !
N’ këtë malësi të Karadakut –
S’ ka shkelë këmba e anadollakut !

Karadaku i Gjilanit –
Ia ka pre rrugët Sulltanit !
Karadaku i Vitisë –
Ia ka pre rrugët krajlisë !

Karadaku i Kaçanikut –
Ia ka pre rrugët armikut !
Karadaku n’ veri t’ Shkupit –
Ia preu rrugët asqerit t’ turpit !

ARKATANA

Karadaku i Kumanovës –
Si beden n’ mbrojtje t’ Kosovës !
Karadaku i Preshevës –
Ia preu rrugët bijve t’ Kralevës !

Karadaku – bjeshkë e mbarë –
Ka dhanë trima legjendarë !

Gjilan, më 21.06.2014. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.