Karaçeva sërish me letër të hapur për drejtuesit e institucioneve qendrore

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Ne banorët e brezit Kufitar të Karaçevë së Komunës së Kamenicës, si kërkesë të vetme ndaj juve si përfaqësues të institucioneve të Shtetit të Kosovës, e kemi vetëm një kërkesë. Ajo kërkesë është që, gjatë bisedimeve me Serbinë, (kur të bisedoni për temën e kufinjëve, e në këtë kuptim edhe për temën e brezit kufitar në Karaçevë), ju duhet ta keni parasysh dhe të bazoheni në vendimin dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) si dhe të kërkoni me këmbëngulje nga ndërmjetësuesit Evropian dhe Amerikan që TË RESPEKTOHET ky Vendim dhe mendimi i GJND-së, e cila i vë vulën Pavarësisë së Shtetit të Kosovës e që u shpall në bazë të Dokumentit të Ahtisarit dhe i cili dokument bazohet në kufinjtë e Kushtetutës së vitit 1974, dhe siç dihet Karaçeva është brenda kufijve të Kosovës, dhe në këtë kuptim ju si përfaqësues të institucioneve të Shtetit të Kosovës duhet të kërkoni nga ndërmjetësuesit e BE-së e sidomos nga Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak dhe z. Borrel si dhe ndërmjetësuesi Amerikan z. Grenell, që Ata t’a detyrojnë Serbinë dhe delegacionin e saj me në krye presidentin serb Vuçiq, për t’a respektuar vendimin dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Letra e plotë

Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaqi,
Kryetaren e Kuvendit, z-nja Vjosa Osmani,
Kryeministrin e Kosovës, z. Avdullah Hoti.

Letër e hapur & KËRKESË

Të nderuar tituj të lartpërmendur. Ne banorët e brezit kufitarë në Karaçevës, KK Kamenicë, ende NUK e kemi të çartë se si është e mundur që ky shqetësim i banorëve të kësaj ane rreth brezit kufitar në Karaçevë ende po vazhdon të mbetet i pazgjidhur që nga paslufta e deri në ditët e sotme.

UBT

Ne banorët e brezit Kufitar të Karaçevë së Komunës së Kamenicës, si kërkesë të vetme ndaj juve si përfaqësues të institucioneve të Shtetit të Kosovës, e kemi vetëm një kërkesë. Ajo kërkesë është që, gjatë bisedimeve me Serbinë, (kur të bisedoni për temën e kufinjëve, e në këtë kuptim edhe për temën e brezit kufitar në Karaçevë), ju duhet ta keni parasysh dhe të bazoheni në vendimin dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) si dhe të kërkoni me këmbëngulje nga ndërmjetësuesit Evropian dhe Amerikan që TË RESPEKTOHET ky Vendim dhe mendimi i GJND-së, e cila i vë vulën Pavarësisë së Shtetit të Kosovës e që u shpall në bazë të Dokumentit të Ahtisarit dhe i cili dokument bazohet në kufinjtë e Kushtetutës së vitit 1974, dhe siç dihet Karaçeva është brenda kufijve të Kosovës, dhe në këtë kuptim ju si përfaqësues të institucioneve të Shtetit të Kosovës duhet të kërkoni nga ndërmjetësuesit e BE-së e sidomos nga Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak dhe z. Borrel si dhe ndërmjetësuesi Amerikan z. Grenell, që Ata t’a detyrojnë Serbinë dhe delegacionin e saj me në krye presidentin serb Vuçiq, për t’a respektuar vendimin dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Pra kur janë në pyetje Kufinjët e Kosovës gjatë bisedimeve me Serbinë (në këtë rast edhe për brezin Kufitar në Karaçevë) Ju duhet të bazoheni vetëm në këto fakte dhe dokumente substanciale, dhe jo që gjatë bisedimeve me delegacionin Serb nuk bën që të hyni në bisedime koti dhe në ujera të turbullta duke e anashkaluar Dokumentin e Ahtisarit dhe Vendimin e GJND-së. Për Ju si përfaqësues të Shtetit të Kosovës është obligative që gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi të bazoheni në këto dy dokumente kruciale të cilat për ju duhet të jenë si “Bibël e Kuran”…! Pikë.

Çuditërisht Ju gjatë zhvillimit të bisedimeve maratonike 10 vjeçare Kosovë-Serbi, KURR NUK e keni potencuar Vendimi e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) e që është shumë i rëndësishëm për ta zgjidhur problemin rreth kufinjëve Kosovë-Serbi, dhe bash për memecërinë tuaj, sot jemi këtu ku jemi, në gjendje katastrofale edhe tash e 20 vite paslufte.

Për fund si këshillë dhe si kërkesë për ju, Ne kërkojmë nga ju që në vend se t’i hapni temat e paqena rreth kufinjëve të Kosovës, ju duhet vetëm që të kërkoni nga Serbia dhe Presidenti i saj Vuçiq, që vetëm t’a respektoj Vendimi dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) sepse është obligative që Serbia ta respektoj vendimin e GJND-se, dhe kjo çështja e kufinjëve Kosovë-Serbi do të zgjidhej shkëlqyeshëm njëherë e përgjithmonë thuhet në letrën e nënshkruar nga Kryetari i Bashkësisë Lokale të Karaçevës së Poshtme, Selver Lenjani./rajonipress/