Fundamenti

Karaçeva e Poshtme e Kamenicës dërgon në Gjykatën Supreme rastin e mbylljes së shkollave

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Të nderuar, me anë të këtij njoftimi dëshirojë të i’u informojë Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, për mbylljen e Shkollës fillore (nga klasa e parë deri të nëntën) në brezin kufitar në fshatin Karaçevë e Poshtme nga Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, sipas projektit për reformat famëkeqe në arsim.

Shkolla fillore në Karaçevë e Poshtme numëron mbi 100 nxënës dhe nuk u lejua të zhvillohet mësimi në këtë shkollë për vitin 2020/21 dhe pse i plotëson të gjitha kushtet për mbarëvajtjen e mësimit.

Mbi 15 shkolla janë mbyllur në nivel të Komunës së Kamenicës që nuk vijojnë mësimin në lokalitetet e tyre dhe mbi 548 nxënës nuk e vijojnë mësimin në Komunën e Kamenicës si në vijimin:
1. Shkolla fillore Karaçevë e Poshtme
2. Shkolla fillore Petrovc
3. Shkolla fillore Busavatë
4. Shkolla fillore Kopërnicë
5. Shkolla fillore Shipashnicë e poshtme
6. Shkolla fillore Krilevë
7. Shkolla fillore Strezovcë
8. Shkolla fillore Sfircë
9. Shkolla fillore Tugjevcë
10. Shkolla fillore Desivojcë
11. Shkolla fillore Lisovckë
12. Shkolla fillore Poliqkë
13. Shkolla fillore Dajkovcë
14. Shkolla fillore Gmicë
15. Shkolla fillore Sodllarë dhe në Krindell

Ne si komunitet kemi reaguar në lidhje me reformat e nisura nga Kryetari i Komunës së Kamenicës Qendron Kastrati dhe duke mbyllur mbi 15 shkolla fillore në Komunën e Kamenicës dhe që nga 14 shtatori 2020/21 fëmijët nuk vijojnë mësimin në shkollat e tyre.

Prindërit dhe nxënësit kanë refuzuar vendimin abnormal të Kryetarit të Komunës së Kamenicës. Ne si bashkësi lokale kemi reaguar pas vendimit të Kryetarit të Komunës së Kamenicës duke i ndjekur të Kryetarit të Komunës së Kamenicës.

Gjitha procedurat e ankimimit, gjykata themelore, dhe apelit dhe japin të drejtën Kryetarit të Komunës së Kamenicës dhe rrugë tjetër nuk na ka mbetur përveç të kërkojmë drejtësinë në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Reformat në arsimim duhet të fillohen si projekte nacionale por selektive. Duke u bazuar në ligjin me Nr.04/L-032 PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Neni 15
Vijueshmëria në shkollë

Uji Dea

1. Vijimi i shkollimit të detyruar nga ana e nxënësit është një përgjegjësi kryesore e prindit.
2. Prindi i fëmijës së moshës së shkollimit të detyruar bën shkelje të ligjit, nëse: 2.1.Nuk e regjistron fëmijën në shkollë publike, institucion aftësimi,shkollë speciale ose shkollë private të licencuar dhe të përshtatshme për moshën e fëmijës dhe për nivelin e mësimit, ose nuk bën aranzhime alternative për arsimin e fëmijës me miratim nga Ministria sipas nenit 47 të këtij ligji, ose
3. Nëse nxënësi pa ndonjë arsye nuk regjistrohet,nuk vijon shkollimin ose e ndërprenë shkollimin e detyruar,prindërit e tij dënohen për kundërvajtje nëse mungesa është rezultat i veprimit të paramenduar ose i neglizhencës së prindërve.

Në raste të tilla,komuna e njofton Ministrinë me shkrim.
Neni 40

Parimi i arsimit gjithëpërfshirës
1. Qëlimi i qartë i këtij Ligji është që parimi i arsimit gjithëpërfshirës të zbatohet në Republikën e Kosovës si praktika më e mirë në përputhje me normat ndërkombëtare, si parashihen në Konventën e UNESCO-s për të Drejtat e Fëmijëve (1989), në Deklaratën e Salamankës (1994),Konventën e OKB- së për të Drejta të Personave me Aftësi të Kufizuara (2007) dhe në konventat apo rekomandimet e tjera përkatëse ndërkombëtare.
Andaj këta fëmijë janë jashtë bankave shkollore,të lënë pas dore,pa mbështetje,të privuar nga e drejta për të shkolluar që është detyrim dhe obligim ligjor. Por një gjë duhet të dijmë se Shkolla Fillore në Karaçevën e Poshtme ka filluar punën që nga viti 1958/59,edhe përkundër të gjitha sfidave ka arritur të mbijetoj dhe të tejkalojë edhe në rrethanat të jashtëzakonshme. A thua se këta nxënës janë fajtorë, apo të mbesin analfabetë pa fajin e tyre, një person që luan me ndjenjat e nxënësve dhe prindërve duke iu kërcënuar edhe personelit arsimor se do të ju suspendojë nga puna dhe nga lista e pagave.

SHTROHET PYETJA se kush do të mbajë këtë përgjegjësin për këta fëmijë që mbeten jashtë bankave shkollore?

Kërkojmë nga Gjykata Supreme e Kosovës të ANULOJË DHE TË SHFUQIZOJ vendimet e Gjykatës themelore dhe të Apelit, të paktën që fëmijët të kthejmë në thesarin e diturisë. Kërkesa i bashkëngjitet dokumentacioni përcjellës: Vendimi i Gjykatës Themelore, Gjykatës së Apelit si dhe Dokumentacione tjera shkollore. Shpresojë se kërkesa jonë do të shqyrtohet pozitivisht

Karaçevë e Poshtme 25.01.2021
Numri kontaktues:044-620-875
Kryetar i Bashkësisë Lokale Karaçevë e poshtme Komuna e Kamenicës Selver Lenjani