Uji Dea

Karaçeva bastion i përhershëm i LDK-së

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjatë këtyre katër viteve jam munduar që të punoj maksimalisht në të mirë të të gjithë qytetarëve, po thuaj se nuk ka fshat në Kamenicë, që nuk është realizuar ndonjë projekt. Ndërsa për mandatin e ardhshëm ju premtoj se do të asfaltohet çdo rrugicë, duke përfshirë edhe lagjen e “Selishtëve”, ndriçimi i tërësishëm i fshatit etj, ka thënë Shaip Surdulli.

Qindra banorë të fshatit Karaçevë e më gjerë, të enjten erdhën për t`iu bashkuar tubimit të radhës së këtë fshat. Këtë tubim e bëri edhe më madhështorë prezenca e deputetit Haki Demolli.

Kryetari aktual i komunës së Kamenicës, njëherit kandidat për kryetar komune, Shaip Surdulli, falënderoj karaçevasit për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë LDK-së.

“Gjatë këtyre katër viteve jam munduar që të punoj maksimalisht në të mirë të të gjithë qytetarëve, po thuaj se nuk ka fshat në Kamenicë, që nuk është realizuar ndonjë projekt. Ndërsa për mandatin e ardhshëm ju premtoj se do të asfaltohet çdo rrugicë, duke përfshirë edhe lagjen e “Selishtëve”, ndriçimi i tërësishëm i fshatit etj” ka thënë Surdulli.

Ndërkaq, deputeti Haki Demolli, thotë se ka ardhur që të përkrah njeriun e pamposhtur, aktivistin, e profesorin, Shaip Surdulli. “Jemi dëshmitarë për një ndarje shumë të vogël të buxhetit nga niveli qendror, mirëpo kryetari Surdulli, me atë buxhet të vogël, por me një menaxhim të mirë, arriti që të investoj për infrastrukturë , sport, për shëndetësi, arsim etj” ka thënë deputeti Demolli.

Mobi Casa

Nënkryetari i degës së LDK-së, Nexhat Rexha, tha se është nderë i madh për komunën e Kamenicës, që udhëhiqet nga një intelektual, aktivist, magjistër, i cili bashkë me familjen e tij jeton afër kufirit ne Serbinë.

Ramadan Guda, kryetar i nëndegës së LDK-së, në Karaçevë të Poshtme, dhe kandidati për asamble komunale, Ramiz Keka, thanë se fshati Karaçevë, gjithmonë janë përkrahës të LDK-së dhe kryetarit Surdulli.

Në Karaçevë si çdo herë frymon Lidhja Demokratike e Kosovës. Në këtë fshat është punuar shumë si, renovimi i shkollës, ndriçimi i rrugës kryesore, rrethoja e stadiumit etj.

Në fund u bë prezantimi i 29 kandidatëve për asamble komunale thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.