Kaq gramë kripë duhet t’i konsumojë secili brenda ditës

/ 2 minuta lexim

Kujdes i madh me kripën në tavolinë, qoftë nëse e përdorni shumë, edhe nëse e përdorni pak. Është kjo ajo që thuhet në një studim të publikuar në revistën shkencore “Lancet”, ku thuhet se edhe përdorimi i paktë i kripës, më pak se 3 gramë në ditë, i bën keq shëndetit, pasi shton rrezikun për t’u prekur nga goditjet në zemër.
Konsumi ideal i kripës është 4-5 gramë, ose thënë ndryshe sa dy lugë çaji.

Sipas autorit të studimit, Andreë Mente i McMaster University në Canada, ky zbulim u bë tek ata persona që vuajnë nga tensioni i lartë, ku kjo kategori duhet ta limitojë përdorimin, por jo të tjerët.

Uji Dea

Shkencëtarët kanadezë ballafaquan rrezikun e goditjeve në zemër tek personat që konsumojnë sasi të ndryshme kripe, pas analizave të urinës. U zbulua se ata persona që konsumonin 4-5 gramë kripë në ditë, kishin më pak rrezikshmëri për të pësuar goditje në zemër dhe infarkt. Gjithashtu u konstatua se dëmet janë të mëdha për ata që konsumojnë më pak se tre gramë në ditë si dhe për ata që konsumojnë mbi 7 gramë.