Uji Dea

Kaq është pasuria e Dua Lipës, në më pak se 1 dekadë

/ 2 minuta lexim

Që kur publikoi këngën e saj të parë në vitin 2015, karriera e Dua Lipës ka pasur vetëm rritje.

Dua ka publikuar një listë të gjatë me hite botërore dhe ka fituar disa çmime të rëndësishme si Grammy, Brit Awards, Billboard Music Awards, madje edhe dy Guinness (në vitin 2020, për numrin më të madh të biletave të shitura për një koncert të transmetuar drejtpërdrejt nga një artist femër; në vitin 2021, për numrin më të lartë të dëgjuesve mujorë në Spotify për një artiste femër atë vit).

Krahas këngëve hit dhe çmimeve prestigjioze, karriera e Dua Lipës ka fituar shumë para. Bilanci i llogarisë së saj bankare është në të njëjtën trajektore si pjesa tjetër e karrierës.

Hidromorava

Vlerësimi më i hershëm i regjistruar nga Celebrity Net Worth, në vitin 2017, e vlerësoi pasurinë e saj në 3 milionë dollarë. Deri në vitin 2019, pasuria u dyfishua në 6 milionë dollarë, duke u rritur më pas në 16 milionë dollarë në vitin 2020 dhe 25 milionë dollarë në 2021-shin përpara se të arrinte vlerën e saj aktuale prej $35 milionë në fund të vitit 2022.

Po, e keni lexuat mirë: Pasuria e Dua Lipës vlerësohet 35 milionë dollarë.

Dua Lipa nuk kishte kursyer pothuajse asgjë para se të hynte në industrinë e muzikës; ajo kishte marrë pjesë në disa koncerte të thjeshta me pagesë shumë të ulët. Ajo e ndërtoi këtë pasuri në më pak se një dekadë.