GRANDEMALL

Kapiteni Ylber Kastrati vulos derbin në Gjilan

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ashtu siç është pritur derbi më i madh në futbollin e Kosovës ka dhënë një spektakël të madh të futbolli duke dëshmuar se më të drejtë qyteti i Gjilanit mbanë primatin e futbollit në Kosovë.

Në praninë e 10.000 shikuesve u pa gjithçka, spektakël, kartona të verdh e të kuq, aksione, anim korrekt të dy tifo klubeve “Intelektualëve” dhe “Skifterat” të cilët meritojnë notën më të lartë, por duhet cekur se edhe zyrtarët policor dhanë provimin e tyre duke mbajtur rendin në praninë e gjithë këtyre tifozëve.

Është rast i rrallë në futbollin e Kosovës, por në derbin Gjilanas gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje Genc Nuza e vazhdoi ndeshjen për 12 minuta lojë shtesë.

Fillimi i ndeshjes për një kohë u zhvillua në mes të fushës, mbrojtësi djathtë i Gjilanit Armend Thaqi gjuan nga 16 metra nga krahu por portieri i Dritës Latifi ishte në vend.

Në minutën e 18-të pas depërtimit të Thaçit gjen Egzon Shabanin i cili nga 16-të metra gjuan por Latifi dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.

Egzon Shabani i cili sot ishte mjaft i disponueshëm për lojë dërgon një projektil nga 30 metra por Latifi i Dritës me mund të madh dëbon topin mbi horizontalën e tij.

Qendër sulmuesi i Gjilanit Isa Eminhaziri në minutën e 42-të provon me gërshërë nga 10 metra por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës.

Futbollistët e Dritës në 45 minutat e parë asnjëherë nuk rrezikuan portën e Faton Malokut të Gjilanit.

Në pjesën e dytë dy akterët e derbit dhanë futboll cilësor duke i ngritur shpesh herë shikuesit në këmbë.

Pas një kundërsulmi të shpejt Eminhaziri gjen të vetmuar Shabanin i cili gjuan plogësht drejt portës së Latifit.

Në minutën e 56-të Alban Mavriqi i Dritës lanson një projektil nga 30 metra por topi përfundon mbi horizontalën e Malokut.

Uji Dea

Futbollisti nga Maqedonia Blazhevski për pak sa nuk shënon por topi përfundon në duart e Malokut.

Sulmuesi i Gjilanit Gëzim Rusi koritet nga afërsia gjuajtjen e tij e mbron Latifi nga 5 metra.

Futbollistët e Gjilanit mbesin pa trajnerin e tyre Arbnor Morinën pasi delegati i ndeshjes Agim Hasani e përjashton nga loja.

Të njëjtin fat e patë edhe Erdin Hashani në minutën e 88 duke braktisur fushën për shkak dy kartonave të verdhë duke mbetur futbollistët e Dritës me 10 futbollist në fushë.

Gjyqtari nga Prishtina Genc Nuza e vazhdon ndeshjen për 12 minuta për shkak ndërprerjes së ndeshjes.
Minuta e 97-të sjell lot gëzimi e hidhrimi Eminhaziri harkon ndërsa kapiteni i Gjilanit Ylber Kastrati me kokë nga 10 metra gjen rrjetën e portës së portierit Artan Latifi duke sjell emocione tek tifozët “Skifterat” ndërsa zhgënjim tek “Intelektualët”

Në sekondat e fundit të ndeshjes ishte dramë e vërtetë portieri Faton Maloku mbron ndoshta gjuajtjen më të mirë nga 7 javët e zhvilluara pas harkimit zëvëndësuesi Leotrim Kryeziu gjuan bukur me kokë por edhe më bukur Maloku dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.

Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i Gjilanit Arbnor Morina theksoi.
“Në këtë derbi madhështor fitoi futbolli u tregua futboll cilësor, futbollistët e mijë i kryen detyrat e parashtruara ndërsa për largimin tim ju kërkoj falje edhe “Skifterave” edhe “Intelektualëve” dhe të gjithë të pranishmëve duhet kuptuar se edhe në jemi prej mishit e gjakut”.

Trajneri Boshnjak i Dritës Amir Alagic deklaroi.”Drita është në fazën e zhvillimit të lojës së saj , kemi disa përparime por kemi edhe shumë futbollist të ri shpresoj se do t`ju kthehemi rezultateve pozitive”.

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues 10,000
Kartona të verdhë Blazhevski, Hashani (D), A,Ahmeti (Gj).
Kartona të kuq: Hashani (D)
Gjyqtar Nuza, Selimaj, Berisha, Jahmurati
Golashënues Kastrati min.97

Drita – Latifi, Kuka, Byqmeti, Hashani, Haliti, Osmani(Ajdari), Bllazhevski, Zeneli. Mavriqi(Dragusha), Maliqi (Kryeziu) , Berisha.

Gjilani- Maloku, Kastrati, Bekteshi, Thaqi, Blakqori, Mustafa, Shabani(Teixeira), B Ahmeti(A,Ahmeti), Nebiu(Gashi), Rusi, Eminhaziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.