Fundamenti

Kapiteni shqiptar, i suspenduar nga klubi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kasami është i suspenduar për tri ditë nga klubi dhe është dashur të bisedojë me presidentin për të ardhmen. Ai është dashur t’i thotë presidentit se është i gatshëm të ndihmojë skuadrën, si lojtar dhe si kapiten.

E Martë, 20 Shkurt 2018 – 9:30 albinfo.chPajtim Kasami
A ka të ardhme Pajtim Kasami në FC Sion? Në të vërtetë presidenti i skuadrës zvicerane, Christian Constantin do të dëshironte t`i ishte përgjigjur kësaj pyetje të hënën, por e ardhmja e tij do të mësohet shumë shpejt, shkruan ‘Blick’.

Kasami është i suspenduar për tri ditë nga klubi dhe është dashur të bisedojë me presidentin për të ardhmen. Ai është dashur t’i thotë presidentit se është i gatshëm të ndihmojë skuadrën, si lojtar dhe si kapiten, përcjell albinfo.ch.

Në lidhje me këtë çështje foli edhe trajneri, Maurizio Jacobacci. “Ne kemi punuar si ekip. Sigurisht se ka disa gjëra që nuk është dashur të ndodhin. Nuk them më shumë”. Sioni shënoi fitoren e parë në vitin 2018, duke mundur Lausannen 3:1 pa kapitenin në fushë.

Fundamenti

Por, presidenti nuk është shumë i kënaqur me të. “Pajtimi nuk e ka bërë atë që është pritur. Nuk dua ta dërgoj në ferr, por ai është dashur të fokusohet më shumë”.

Presidenti ishte të hënën në Paris për biznes, derisa të martën lojtarët e kanë pushim. “Me Pajtimin do të bisedoj të mërkurën”.

http://www.albinfo.ch/kapiteni-shqiptar-suspenduar-nga-klubi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.