Eko Higjiena

Kapiteni Rashkaj i zhgënjyer me paraqitjen e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kapiteni i përfaqësues së Kosovës, Anel Rashkaj, ka thënë se është i zhgënjyer me humbjen dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Turqisë. Turqia sot pasdite në ‘Adem Jashari’ mundi bindshëm përfaqësusen tonë më rezultat 1-6, në ndeshjen miqësore ndërkombëtare, dyta nën ombrellën e FIFA-së.

“Kemi pritur të bëjmë paraqitje më të mirë. Mendoj se herët morëm golin e parë, por mendoj se në pjesën e dytë zhvilluam lojë shumë të dobët”, ka thënë Rashkaj pas ndeshjes.

ARKATANA

Ai mendon se edhe skuadra e Kosovës ende nuk është komponuar për ndeshje të tilla. Ai e vlerëson të vështirë miqësoren e radhës kundër Senegalit.
“Ne ende nuk jemi komponuar. Edhe në duel me Senegalin do të jetë një ndeshje e vështirë, por do të mundohem të kemi paraqitje më të mirë”, theksoi Rashkaj.

Kosova miqësoren e radhës ndërkombëtare e luan kundër Senegalit të dielën në Gjeneve./rtk/Indeksonline/