Fundamenti

Kapiteni i Kosovës Valon Berisha, me këtë veprim do t’i çmendë serbët

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Valon Berisha ka bërë një set fotografish për faqen zyrtare të Lazios, ku ka prezantuar fanellat e reja të skuadrës italian. Berisha gjatë prezantimit të fanellave ka zgjedhur të fotografohet në një moment duke e bërë shqiponjën me duar, shkruan Zëri.info.

Ky veprim nuk do t’ju pëlqej aspak mediave serbe të cilat janë duke i përcjellë me ”llup” çdo veprim të sportistëve shqiptarë për t’u ankuar më pas, por duket se ankesat e tyre tashmë nuk po zënë vend dhe shqiptarët vazhdojnë me krenari ta dëshmojnë prejardhjen e tyre.

Mobi Casa

Të kujtojmë se Berisha pati një periudhë jo të mirë tek Lazio pasi u përballë me lëndime të shpeshta, por këtë herë duket i gatshëm për në fillim të mbarë në kampionatin italian. /Zëri.info