ARKATANA

Kapiteni i KH Drita Arbër Sylejmani me letër emocionuese

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kapiteni i KH Drita, Arbër Sylejmani, është drejtuar me një letër pikëlluese për shuarjen e KH Drita, duke shprehur dhimbje që “ikona” e sportit Gjilanas, KH Drita, po shuhet duke ju mbyllur dyert dashamirëve të hendbollit.

Mobi Casa

Në letrën e kapitenit e “gardianit” në portën e Dritës, Arbër Sylejmani ka theksuar:
“Në rend të parë ju faleminderit të gjithëve që ishit me ne dhe për ne gjatë gjithë kohës, që ndatë minutat më të vlefshëm të jetës tuaj për të na realizuar ëndrrat tona, të cilat deshtëm apo nuk deshtëm tashmë po shuhen. Gjithmonë e kam menduar se letra lamtumirës do të ishte ndryshe dhe jo në këtë formë, pasi që zemra më dhemb edhe më shumë kur e mendoj se klubi për të cilin jetuam dhe vepruam mund të mos ekzistojë më. Siç edhe keni dëgjuar Klubi i Hendbollit “Drita” është në prag të shuarjes për shkak të krizës së madhe financiare nëpër të cilën ndodhet. Të gjitha përpjekjet dhe sakrificat e bëra po shkojnë drejt fundit sepse ndjehemi të dorëzuar pranë një gjendje katastrofale në sportin e qytetit të Gjilanit që lejon të shuhet njëri ndër klubet ikonike të këtij qyteti. Unë ende nuk e besoj dhe nuk mund ta imagjinoj shuarjen, por nga dita e ditës dëshpërimi po mund shpresën. Shpresën për të ardhmen e të rinjëve të shumtë gjilanas që e duan hendbollin. Shpresën të cilën të gjithë po e presim…
Lamtumirë Drita jonë!”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.