United Hospital

Kapiteni Erdin Hashani i siguron tri pikë Dritës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Futbollistët e Dritës në javën e 26-të, të Superligës së Kosovës në futboll me mjaftë vështirësi arritën të mposhtin Lirinë nga Prizreni me rezultat minimal 1-0.

Ashtu siç është prit takimi në mes Dritës e Lirisë do të jetë vështirë pasi dy skuadrat po luftojnë për ekzistencë dhe fitorja e cila do skuadre do të shtonte gjasat e mëdha në luftë për ekzistencë.

Futbollistët e Dritës në fillim të ndeshjes në minutën e 3-të, shumë lehtë kanë mundur të shënojnë sikur të ishte më i gjindshëm sulmuesi i saj Alban Shillova i cili nga 4-5 metra nuk arrinë të shënojë.

Në minutën e 33-të Shillova edhe një herë patë rast të mirë pasi më herët Xhevdet Shabani e gjen të vetmuar ku Shillova gjuan nga 5 metra por portieri mysafir Armend Ruxhi shpëton portën e tij duke dëbuar topin jashtë vijës fundore.

Për sulmuesin Alban Shillova sot nuk ishte dita e tij në minutën e 43-të me kokë dështon nga 4-5 metra duke gjuajtur jashtë portës mysafire.

Në pjesën e dytë futbollistët e Lirisë kanë mundur shumë lehtë të kalojnë në epërsi por skuadrën e Dritës e shpëton horizontalja të cilën e godet Blendi Memaj nga 18 metra.

Në minutën e 57-të portieri i Dritës Betim Halimi shpëton portën e tij pasi më herët Fisnik Ramadani me goditje të fort nga 16 metra kërkon të shënon.

Uji Dea

Në minutën e 65-të gëzim në shkallët e stadiumit e sjellë kapiteni Erdin Hashani, i cili me kokë nga 5-6 metra gjenë rrjetën e portierit mysafir Armend Ruxhi.

Në minutën e fundit në atë të 90-të Arbnor Ramadani godet nga 18 metra por portieri Ruxhi me mundë të madh dëbon topin jashtë vijës fundore.

Pas kësaj ndeshje të rëndësishme, golashënuesi i vetëm dhe kapiteni i Dritës Erdin Hashani deklaroi. “Janë tri pikë të mëdha duke ditur peshën e tyre në vijim të edicionit të garave, Liria u paraqitë si skuadër mjaftë e forte por ne treguam dëshirë më të madhe për fitore këtë gol ia dedikoj tifozëve “Intelektualëve” të cilët po na përkrahin pa rezervë”./rajonipress/

DRITA – LIRIA 1-0 (0-0)
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues- rreth 1000
Kartona të verdhë- Hashani (D)
Gjyqtar- Vula, Kelmendi, Rama, Shala

DRITA – Halimi, Baxhuku(Ramadani), Hashani, Kelmendi (Sejdiu), Tusuni, Q,Sejdiu, Berisha, Ajdari,
Shillova, Shabani, Murati(Shaqiri).

LIRIA- Ruxhi, Mazreku, Berisha(Mustafa), Dina, Elezaj, Rexhaj, Mehmeti, memaj, Fetahaj(Gashi),
Bërbatovci(Rogova), Ramadani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.