Hidromorava

Kapiteni Ardian Limani porositë Lirinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në javën e 31-të, të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e Dritës përballet me Lirinë e Prizrenit në Gjilan.

Është një ndeshje me rëndësi të veçantë për Dritën, e cila po prin tabelën me tri pikë më shumë se përcjellësi Prishtina.

Eco Higjiena

Për kapitenin e Dritës dhe futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Ardian Limani, kjo përballje është mjaft e rëndësishme.
“Ne respektojmë Lirinë pasiqë është skuadër mjaft e mirë, ne në këtë ballafaqim duhet të marrim maksimumin sepse çdo gabim na kushton dhe na humb tërë mundin e këtij kampionati. Ndeshjes do t`i hyjmë me një qetësi maksimale dhe do të jemi të freskët pasiqë kemi pasur gjatë këtyre tri javëve ndeshje shumë të ngarkuara, por ne po ecim drejt synimit tonë të përbashkët me tifozët tanë “Intelektualët”, të cilët janë inspirimi ynë ndeshje pas ndeshje, ndërsa një disponim dhe alternativ tjetër përpos fitores nuk kemi”. ka bërë të ditur kapiteni i Dritës.

Drita pozicionohet në pozitën e parë me 60 pikë, e ndjekur nga Prishtina me 57 pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.