RCCOLA

Kapitanova: Gjilani ka treguar performancë të mirë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Qemajl Mustafa në një takim që pati të ënjtën me Ginka Kapitanova drejtoreshë e programit DEMI në kuadër të USAID-it tha se projektet e financuara nga USAID-i e kanë ndihmuar dhe zhvilluar shumë Gjilanin. Kurse Kapitanova tha se Gjilani ka treguar përkushtim dhe performancë të mirë në shërbimin e qytetarëve dhe kjo ka qenë arsyeja që ne e kemi përkrahur me projekte këtë qytet.

Në një takim falënderues për projektet e implementuara nga USAID/DEMI në Komunën e Gjilanit, Qemajl Mustafa ka takuar dhe ndarë mirënjohje Ginka Kapitanovës drejtoreshë e programit DEMI derisa mirënjohje për punët dhe shërbimet e kryera mirë kanë marrë edhe disa zyrtarë komunal.

Qemajl Mustafa duke folur për projektet e realizuara nga USAID/DEMI tha se në këtë periudhë kemi pasur rezultate të lakmueshme dhe të prekshme dhe krejt kjo falë popullit amerikan që përfaqësohet përmes USAID-it.”USAID në Gjilan ka ardh me projekte përmbajtësore duke filluar nga infrastruktura , shërbimet publike, administrata, rrethrrotullimi, qendra e terrene sportive. Thjeshtë është një kontribut i jashtëzakonshëm i USAID-it në qytetin e Gjilanit” tha Mustafa.

RCCOLA

Edhe Ginka Kapitanova tha se Gjilani ka treguar një performancë të mirë në shërbimin dhe ofrimin e qytetarëve dhe kjo ka qenë arsyeja që ne kemi dhënë donacione dhe përkrahur këtë komunë.”Projektet në Gjilan janë të dukshme sepse kjo komunë ka punuar mirë për qytetarët dhe USAID-i o do të vazhdojë që edhe më tutje të ruaj partneritetin me komunën e Gjilanit” tha Kapitanova.

Në fund Qemajl Mustafa dhe Ginka Kapitanova ndanë mirënjohje falënderuese zyrtarëve komunal Nuhi Nuhiu, Hevzi Matoshi, Fatushe Haliti, Omer Daku, Behar Mehmeti, Enver Biqku, Sherafedin Latifi etj,/rajonipress/