Kapet Zyde Rruga me 54 kg drogë në Gjilan

(E plotësuar) – Në një komunikatë të policisë rajonale në Gjilan thuhet se më 23.2.2014, rreth orës 11:00, Njësiti sektorial patrollues nga stacioni Policor i Kamenicës, gjatë patrollimit rutinë kanë ndalur një veturë të llojit BMW me tabela të republikës së Shqipërisë drejtuar nga Z. Rr. 1961 shtetas i Republikës së Shqipërisë me banim në Durrës.
E plotësuar – Në një komunikatë të policisë rajonale në Gjilan thuhet se më 23.2.2014, rreth orës 11:00, Njësiti sektorial patrollues nga stacioni Policor i Kamenicës, gjatë patrollimit rutinë kanë ndalur një veturë të llojit BMW me tabela të republikës së Shqipërisë drejtuar nga Z. Rr. 1961 shtetas i Republikës së Shqipërisë me banim në Durrës.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë ka thënë se vozitësi nuk u është bindur urdhrave të policëve që të shkoj në stacionin policor në Kamenicë dhe ka lëvizë veturën me nxitim duke goditur njërin nga policët me veturë ku i ka shkaktuar lëndime trupore.
Lidhur me rastin janë njoftuar, njësitet e trafikut rajonal dhe njësitet patrolluese të stacionit policor të Gjilanit ku janë vu në ndjekje të veturës së dyshimtë e cila nuk ka përfill as një shenjë ndaljeje nga policët.
Vetura e dyshimtë nga Kamenica ka arritur të vij deri në qytetin e Gjilanit ku në një rrugë dytësore është përplas me një veturë të parkuar.
Edhe me këtë rast vozitësi ka tentuar tu ik njësiteve patrolluese të Gjilanit ku njërit nga policët i shkakton lëndime duke e goditur me veturë.
I dyshimti Z. Rr. Është ndalur nga policia rreth orës 11;30, në Gjilan rruga e ”Kosovës”.
Në vendin e ngjarjes përves Njësive Sektoriale dhe Hetimeve të stacionit të Gjilanit kanë dalë edhe Hetimet Rajonale, Hetuesit e Krim teknikës, Njësitet Anti drogë nga Shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, si dhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan.
Pas ekzaminimit detal të veturës në brendësi të saj janë gjet rreth 54 kg, (53.740 kg) substancë e cila dyshohet të jetë narkotik e llojit Mariuhanë.
Substanca e gjetur dhe vetura janë konfiskuar nga policia.
I dyshuari ndodhet për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit, gjersa prokurori ka urdhëruar që ndaj ti të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
Ndaj të dyshuarit do të ngritën kallëzime penale:
1. Blerja Posedimi,shpërndarja dhe shitja e Pa autorizuar e Narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.
2. Sulm Ndaj Personit Zyrtar,
3. Aksident Trafiku me Lëndime Trupore
Rasti mbetet nën hetime për zgjerimin e mëtutjeshëm dhe mbledhje të dëshmive shtesë tha Hashani.
————————————————————-
Kapet Zyde Rruga me 54 kg drogë në Gjilan
Gjilan – Shtetasi nga Shqipëria, Zyde Rruga (1961) është kapur të dielën në Gjilan me 100 kg drogë në Gjilan. Jetish Maloku kryeprokuror ka konfirmuar për rajonipress për arrestimin dhe tha se dyshohet se tek i dyshuari janë kapur mbi 100 kg drogë.
Zyde Rruga (1961) shtetas shqiptar nga Durrësi i Shqipërisë është kapur të delen në Gjilan nga ana e policisë derisa në veturën e tij dyshohet se janë gjetur mbi 100 kg drogë, raporton rajonipress.
Jetish Maloku kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan tha për rajonipress se për momentin i dyshuari Z.Rr. gjendet në spitalin e Gjilanit ku është duke u shëruar pasiqë në ikje e sipër ai është aksidentuar vet dhe ka lënduar edhe persona të tjerë.
Maloku tha se për momentin ende nuk kanë arritur ta intervistojnë të dyshuarin pasiqë edhe ai vet duhet të jetë prezent kur të numërohen kilogramët e drogës së kapur, por dyshohet se tek ai janë gjetur mbi 100 kg.
Zyde Rruga aktualisht ndodhet në repartin e Kirurgjisë dhe po mjekohet nga lëndimet e pësuara./rajonipress/