UBT

Kapet shqiptari me “një grumbull” dokumentesh të falsifikuara

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Dokumentet e falsifikuara i kishte siguruar në Greqi duke paguar më tepër se 2000 euro

Policia Federale ka kapur të mërkurën një shtetas shqiptar i cili kishte provuar të hynte në Gjermani me dokumente të falsifikuara.

Policët e kanë ndaluar një autobus udhëtarësh në mesditën e 18 dhjetorit në Kiefersfelden. Autobusi po udhëtonte nga Italia në drejtim të Munihut, shkruan dpa.de.

Me rastin e kontrollimit të udhëtarëve, njëri prej tyre e tregoi pasaportën e vlefshme dhe një leje qëndrimi të Greqisë, transmeton albinfo.ch. Por, policët e zbuluan shpejt se leja greke ishte e falsifikuar. Gjatë kontrollimit të mëtejmë zyrtarët policorë gjetën tek ai po ashtu edhe dy patenta të rreme shoferi si dhe një pasaportë po ashtu të falsifikuar, shqiptare.

Hidromorava

Sipas hetimeve të para, shqiptari 53 vjeçar, dokumentet e përmendura të falsifikuara i kishte siguruar në Greqi duke paguar më tepër se 2000 euro.

Ai pritet që së shpejti të përgjigjet penalisht për sigurim të letërnjoftimeve false dhe për falsifikim të dokumenteve.

https://www.albinfo.ch/kapet-shqiptari-me-nje-grumbull-dokumentesh-te-falsifikuara/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.