Kapet shqiptari me 10 kg. marihuanë

Droga e gjetur dhe e konfiskuar ka një vlerë prej 100 mijë eurosh
Policia austriake ka gjetur dhjetë kilogramë marihuanë të fshehur dhe të maskuar mirë nën ulëset e makinës së një shtetasi shqiptar. Droga e gjetur dhe e konfiskuar ka një vlerë prej 100 mijë eurosh. Ajo është gjetur të shtunën e kaluar në makinën e një shqiptari 27 vjeçar, i cili i kishte rënë në s policisë. Me rastin e kontrollimit të bagazhit, policët kanë hasur në paketa të lidhura me shirt ngjitës, që kisihn brenda tre dhjetë kilogramë marihuanë.
Gjatë marrjes në petje, shqiptari nuk ka ofruar të dhëna për prejardhjen dhe as për destinimin e drogës. Por, sipas hetimeve të kryera nga policia, droga ishte transportuar një ditë më parë, nga Italia në Austri, shkran heute.at.
I arrestuari po mbahet në burg./albinfo/