UBT

Kapet shqiptari duke “ndihmuar” 9 bashkatdhetarë të tij për të kaluar kufirin

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kundër shoferit shqiptar u iniciua një procedurë penale lidhur me dyshimin për trafikim me shtetas të huaj ndërsa 9 personat tjerë u kthyen në në Çeki.

Policia Federale e Gjermanisë, të enjten ka ndaluar në autostradën A17, në afërsi të kufirit me Çekinë, një minibus të dyshimtë dhe dyshimi ka dalë i bazuar. Gjatë kontrollimit të bërë në vendparkim, ngasësi i makinës, një shqiptar 31 vjeçar, është identifikuar me dokumentet e tij të rregullta, shkruan focus.de.

Por në minibus gjendeshin edhe dy familje me gjithsej katër fëmijë, të gjithë shtetas të Shqipërisë. Gjatë marrjes së tyre në pyetje rezultoi se shtetasit shqiptarë në fjalë nuk kishin të holla të mjaftueshme me vete që të mundesn të qëndrojnë legalisht në Gjermani, thonë në polici.

Veç kësaj, ata kanë bërë para policëve deklarime të pabesueshme rreth synimit të tyre për të shkuar në Luksemburg, transmeton albinfo.ch. Hetimet e policisë të bëra në Luksemburg kanë treguar se rezervimet e dhomave të hotelit në Luksemburg tashmë ishin anuluar.

Uji Dea

Bazuar në të gjitha rrethanat e përmendura, kundër shoferit shqiptar u iniciua një procedurë penale lidhur me dyshimin për trafikim me shtetas të huaj.

Të gjithë personave nga Shqipëria që ndodheshin në makinë, gjithsej 9, iu ndalua hyrja në territorin gjerman, përcjell albinfo.ch. Pas përfundimit të përpunimit të të dhënave policore pasoi dëbimi i tyre në Çeki, prej nga kishin provuiar të hynin në Gjermani.

http://www.albinfo.ch/kapet-shqiptari-duke-ndihmuar-9-bashkatdhetare-te-tij-per-te-kaluar-kufirin/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.