UBT

Kapet rrjeti më i madh i trafikantëve të drogës, konfiskohen 240 kg

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore Departamenti për krime të rënda në Gjilan dhe sektori për drogë pranë PK, kanë arritur një sukses të madh në luftën kundër trafikimit me lande narkotikë në Kosovë.

Gjatë një pune operative, me shumë sukses kanë arritur të përcjellin për një kohë të gjatë, dhe të zbulojnë rrugën e trafikimit të kësaj lënde narkotikë – drogë, duke konfiskuar 230 paketime substancë narkotike, me sasi 240 kg, me qëllim transportimi nga Kosova, përmes Serbisë në shtetet sigurisht të treta, për çka në piken doganore në Dheu i Bardhë, pikë kufitare, është zbuluar dhe në këtë rast janë arrestuar si të dyshuar tre të dyshuar, ndaj të cilëve është bërë kërkesë për paraburgim, krejt me qëllim hetimi të mëtejmë të këtij rasti.

Hidromorava

Kjo sasi e konfiskuar droge, është sasi ndër më të mëdhatë në Kosovë, prandaj llogaritet një sukses i veçantë për Institutin e Prokurorisë dhe policisë së Kosovës. Në interesimin e rajonipres, kryeprokurori i kësaj prokurorie në Gjilan, Jetish Maloku vërtetoi rastin në fjalë, pa dashur të jep diçka ma konkrete dhe t`i zbuloj emrat e të dyshuarve, për hir të hetimit që është në vazhdim e sipër.

Edhe, prokurori i rastit Agron Uka, i ngarkuar me rastin në hetim, gjithashtu nuk pranoi të jep hollësi tjera për rastin, përveç se tha se rasti është ende në hetim e sipër. As policia e Kosovës – sektori për narkotik, nuk pranoi të thotë diçka përtej asaj çfarë deklaruan kryeprokurori dhe prokurori i rastit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.