Uji Dea

Kapet rrjeti kosovar i trafikuesve të refugjatëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Policët i kishin rënë në gjurmë një familjeje kosovare me qëndrim në regjionin e Këlnit, e cila prej aty kishte organizuar rrjetin e trafikuesve por edhe vet ishte angazhuar drejtpërdrejt dhe në mënyrë të rregullt në trafikimin e refugjatëve në Gjermani.

Të enjten e javës së kaluar policia ka kapur katër pjesëtarët kryesorë të një organizate trafikantësh dhe me atë rast ka bërë edhe sigurimin e dëshmive të gjetura. Autoritetet kishin filluar hetimet që në dhjetorin e vitit 2014, kur kjo organizatë kishte transportuar një familje kosovare ne stacionin kryesor të trenave në Munih. Atëbotë, policisë i kishte shkuar një thirrje për ndihmë nga familja e përmendur, e cila kishte ardhur në Gjermani nga Kosova përmes bandës së trafikuesve me qenie njerëzore, shkruan www.muenchen.tv.

Pjesëtarët e kësaj familjeje kishin rënë në konflikt me trafikuesit të cilët ua kërkonin 5000 euro për transportin e kryer. Nisur nga ky rast, policia e Munihut në bashkëpunim me prokurorinë kishte filluar hetimet e përmasave të gjera në Gjermani, Hungari dhe në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Në rrjedhën e hetimeve, policët i kishin rënë në gjurmë një familjeje kosovare me qëndrim në regjionin e Këlnit, e cila prej aty kishte organizuar rrjetin e trafikuesve por edhe vet ishte angazhuar drejtpërdrejt dhe në mënyrë të rregullt në trafikimin e refugjatëve në Gjermani. Me këtë rast është arritur të vërtetohen një numër veprimesh te kontrabandimit. Personat e kontrabanduar silleshin në Gjermani nga Kosova, duke kaluar nëpër Hungari dhe Austri.

Mobi Casa

Paralelisht me Policinë Gjermane, edhe Policia Kosovare kishte zhvilluar hetime ndaj një grupi që vepronte në territorin e Kosovës. Pasi që ishin grumbulluar dëshmi të mjaftueshme, policia e atjeshme kishte arrestuar grupin më 22 shtator të këtij viti.

Me kërkesën e prokurorisë në Munih ishte lejuar bastisja në banesën e familjes së dyshuar në regjion in e Këlnit. Kështu, më 10 dhjetor 2015 u bë arrestimi i të dyshuarve, përcjell albinfo.ch. Në banesën e tyre u gjetën dhe u konfiskuan dëshmi si dhe para dhe makina. Po ashtu janë arrestuar edhe familjarë të tjerë në anesa tjera, të cilët po qëndronin pa leje qëndrimi në Këln.

Hetimet vazhdojnë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.