Kapet një serb që ushtroj dhunë familjare në Kllokot

Gjilan – Tek “Dheu i Bardhë” raportohet se në hyrje të Republikës së Kosovës nga territori i Serbisë është ndaluar i dyshuari mashkull serb pasi që për të njëjtin ka pasur një urdhër ndalesë lidhur me një rast “dhunë familjare”njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë gjatë kontrollimit të përbashkët nga njësia policore dhe e doganave në automjetin e tij “Renault Clio”, janë gjetur dhe konfiskuar 90 copë fishekë të kalibrit 12.70 mm të armës së gjuetisë. I dyshuari i është dorëzuar stacionit policor të Kllokot-it./rajonipress/