Fundamenti

Kapet në Gjermani për shpërthimin e kryer në Shqipëri

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ai po mbahet në burgun për deportim dhe do t`u dorëzohet autoriteteve shqiptare. Në Shqipëri ai mund të dënohet me 10 vjet burg.

Natën në mes të të hënës dhe të martës, më 23 prill, në një autobus austriak të kontrolluar nga policët e Trauensteinit është kapur një i dyshimtë për një shpërthim të bërë në vitin 2006 në Shqipëri.

Personi po kërkohej me fletarrest ndërkombëtar dhe po udhëtonte në drejtim të Munihut.

Mobi Casa

Me rastin e kontrollimit të udhëtarëve, policia konstatoi se shqiptari 27 vjeçar, ndonëse e kishte ndërruar emrin, ishte pikërisht ai që kërkohej.

Ai mbahet përgjegjës për një shpërthim të kryer më 13 shkurt të vitit 2012 në një shitore gomash të automjeteve në Tiranë, ndërsa menjëherë pas aktit kishte ikur nga Shqipëria. Shtetasi shqiptar mbahet në burgun për deportim dhe do t`u dorëzohet autoriteteve të Shqipërisë, shkruan në në komunikatë për shtyp të policisë Oberbayern Süd, Gjermani.

Atje ai mund të marrë një dënim deri në 10 vjet heqje lirie.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.